A jeni gjithmonë të uritur në darkë? 5 mënyra që ta shmangni këtë!

186
Sigal

Pas një dite plot tension dhe stres, ekziston një rrezik shumë i lartë për të qenë të uritur në darkë dhe për ta tepruar me porcione dhe ushqime rehati, të pasura me sheqerna dhe yndyrna. Teprimi në tavolinë sidomos në mbrëmje rrit rrezikun e shtimit në peshë sepse metabolizmi bëhet më pak aktiv dhe trupi digjet më pak. Përveç kësaj, në çdo kohë, mbingarkesa e trupit me ushqim dhe kalori mund të jetë e dëmshme.Për të mbrojtur veten nga uria në mbrëmje, mund të zbatoni strategji të vogla.

5 gjërat që duhet të bëni gjatë ditës për të mos qenë të uritur për darkë

1-Zgjidhni një mëngjes të shijshëm

A e keni zakon të konsumoni biskota dhe ushqime të tjera të ngarkuara me sheqerna të thjeshta në mëngjes? Përveçse nxisin rikthimin e urisë pas një kohe të shkurtër, këto ushqime rrisin oreksin tuaj gjatë gjithë ditës, duke ju shtyrë gjithashtu të ekzagjeroni me ushqimin në vaktet e mëpasshme.

Në mëngjes, është më mirë të kombinoni një pjesë të vogël të karbohidrateve komplekse, për shembull drithërat, me ushqime proteinike dhe një burim yndyrash të mira, të cilat ju japin ngopje dhe sigurojnë funksionimin e duhur të metabolizmit.

2-Hani gjithmonë vaktet tuaja në të njëjtën kohë

Të kesh zakonin e keq të të ngrënit në kohë të ndryshme ose gjatë natës ndikon në funksionimin normal të disa hormoneve, përfshirë insulinën dhe grelinën, të cilat nxisin rritjen e urisë dhe na bëjnë të hamë më shumë.

3-Vendosni më shumë perime dhe fruta në tryezë

Nëse konsumoni pak perime dhe fruta gjatë pjesës së parë të ditës, është e lehtë të ndiheni më të uritur në mbrëmje. Ato kanë një fuqi të shkëlqyer ngopëse.

4-Mos e anashkaloni drekën

A e keni zakonin e keq të hani diçka në lëvizje në drekë ose të anashkaloni fare vaktin e mesditës? Rreziku për të mbërritur i uritur për darkë rritet. Një shpërndarje e mirë e lëndëve ushqyese gjatë ditës ju lejon të frenoni oreksin tuaj dhe të hani më pak në mbrëmje.

5-Hani një meze të lehtë me fruta të thata

Një grusht arra ose bajame siguron fibra, proteina bimore dhe acide yndyrore esenciale që ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të arrini në darkë më pak të uritur.