Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton ligjin për arsimin e lartë

453
Kuvendi diskuton të enjten në seancën plenare të radhës disa projektligje me rëndësi në fushën ekonomike dhe sociale.
Ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik e privat”, pr/ligji “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, ratifikimi i dy marrëveshjeve ekonomike, si dhe disa pr/vendime janë pjesë e axhendës se seancës se sotme plenare, e parafundit për këtë sesion parlamentar.
Nder vendimet që pritet të miratojë sot Kuvendi është ai për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të ri te Kuvendit, Valentina Leskaj; një ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”, si dhe miratimi i disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi”. 
Sigal