Operacion anti-cannabis në Tepelenë, asgjësohen 3150 bimë narkotike

463
Policia e Tepelenës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, , gjatë orëve të pasdites së ditës së djeshme , kanë asgjësuar 3150 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sativa. 
Burime nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë , bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative zbuluan se në ish komunën Lopës, Tepelenë midis fshatit Dorëz dhe lumit Vjosë, janë kultivuar bimë narkotike, ku si rezultat i kontrollit u gjetën të kultivuara në 4(katër) parcela të hapura rishtaz, 3150 bimë narkotike. 
Menjëherë pas zbulimit, kanabis u asgjësua me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër, për veprën penale” Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal