Kuvendi, shkarkohen me 72 vota dy anëtarët e KLD, Çefa dhe Lelçaj

465
Sigal

TIRANE- Kuvendi ka shkarkuar me 72 vota pro dhe 1 kundër sot dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me anë të votimit të fshehtë, që pas miratimit të raportit të Komisionit Hetimor të shkeljeve të konstatuara, dy anëtarët e KLD të shkarkohen.

Subashi: Komisioni hetimor Kushtetues, opozita akuza boshe

Kreu i komisionit Hetimor Armando Subashi gjatë fjalës së tij në Kuvend evidentoi disa nga shkeljet e dy antërëve të KLD-së. Ai shpjegoi se Kuvendi ka të drejtë të hetojë anëtarët e KLD-së dhe këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e opozitës se Kuvendi po cënon pavarësinë e KLD.
 
“Komisioni Hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD u ngrit nga një kërkesë e deputetëve të Kuvendit, ku parashtroheshin një sërë shkeljesh. Ishte Kuvendi ai që vendosi ngritjen e këtij Komisioni, për shkakrimin e dy anëtarëve të KLD-së. Gjatë punës një mujore u shqyrtuan materiale voluminoze. Pyetja  që ngrihet nëse ky komision është Kushtetues apo jo?  Kjo është një pyetje që është bërë shpesh gjatë këtyre viteve por është një praktikë e ezauruar tani. Është një jurispodencë e tërë, ku theksohet se Kuvendi është në të drejtën e tij të kontrolloj veprimtarinë, për zyrtarët e lartë, qofshin këta dhe zyrtarë që zgjihen nga Kuvendi.Kushtetuta i ka dhënë të drejtë Kuvendit të shqyrtojë punën që nga presidenti, gjyqtarët e Gjykatës Kushetetuese, apo dhe Prokurori.  I njëjti komision është dhe ai për çështjen Spahiu. Kjo çështje nga pikëpamja kushtetuese është e zgjidhur, opozita në vend të vinte në Komision, por bënte retorikë boshe. Opozita nuk erdhi për t’i shërbyer KLD dhe një reforme në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Subashi.  

Gjetjet e Raportiti të Komisionit Hetimor
 
Promovimi i anëtarëve të KLD- Momenti i parë është promovimi i vet anëtarëve të KLD në pozicione të tjera. Kanë qënë disa raste kur KLD promovonte anëtarët e vet. Madje presidenti nuk ka bërë asnjë veprim për ta penguar këtë.Gjin Gjoni është zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. Kur ka shkruar në këtë këshill, anëtarët e KLD nuk ka verifikuar se a ka pasur konflikt interesi. Ai rezulton të jetë aksioner në 6 kompani private. Baza ligjore në këtë pikë e thotë se gjyqtari nuk duhet të pajtohet me anjë veprimtari tjetër shtetërore, private apo politike. Është e qartë se Gjoni ka qënë në konflikt interesi që nga viti 2010. Ka rënë për herë të dytë në konflikt interesi kur është zgjedhur anëtar i KLD. Kaq mjafton që në mbledhjen e parë duhej të konstatohej ky fakt e ai nuk duhet të ishte pjesë e këtij organi. KLD me kokëfortesi e mbron dhe e mban në radhët e veta. Si Cefa dhe Lelçaj kanë përgjegjësinë e tyre për këtë situatë, dhe kanë lejuar që ai të jetë anëtar i KLD pavarësisht se është në konflikt interesi.

Emërimi i magjistratëve- Sa i përket magjistratëve kjo është e mbartur prej vitesh. Ata kanë të drejtë që pas përfundimit të shkollës të emërohen si prokurorë apo gjyqtarë. Ka dhe një efekt ekonomik, ata vazhdojnë të marrin rrogën pa qwnw nw njw vend pune.  Edhe kur është bërë një mbledhje për ta, kur ka qënë dhe vet presidenti, ai nuk i ka emëruar magjistratët në vendet e tyre. Çështja ka qënë shumë delikate, vet këta magjistratë kanë kërkuar emërimin e tyre. Duek parë mos dekretimin e tyre ata i kanë dërguar një letër presidentit, dhe në reagimin e Presidentit lë shumë për të dëshiruar. Presidenti tallje me studentët e magjistraturës, i dërgon shkresë KLD ku thotë se i ka ardhur letra e një grupi juristësh që parashtrojnë kërkesën për tu emëruar gjyqtarë. Kërkoj nga ju të shqyrtohet kërkesa. Imagjinoni se çfarë lloj tallje, ku kreu i KLD i çon letër vetës së vetë ku kërkon të zgjidhet problemi i studentëve të magjisteraturës. Situata është e qartë, mjafton kjo për të kuptuar qasjen e Presidentit dhe KLD.

Gjykata Administrative-Gjykatat Adimistrative ka qënë në një deformim total të ligjit. KLD i është nënshtruar ish ministrit të Drejtësisë, dhe emërimet të jenë të gjitha politike. KLD me një akt nënligjir që ka miratuar ka hequr vlerësimin professional dhe atë të testimit,si dhe ka shtuar kritere pas rezultatit të testimit.


Procedura
Pas shkarkimit të dy anëtarëve do të fillojë edhe procedura për zëvendësimin e tyre, kjo pasi vendet vakante duhet të plotësohen nga anëtar të zgjedhur nga Kuvendi. Sipas ligjit për funksionimin e KLD-së theksohet se ky institucion përbëhet nga 15 anëtar ku mandatin e kryetarit e ka Presidenti i Republikës. Tre anëtar të tjerë janë të zgjedhur nga Kuvendit ndërsa 9 nga Konferenca Gjyësore. Dy anëtarët tjerë janë Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i Drejtësisë.

Sipas ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë është përcaktuar që pasuesi i Elvis Çefës i cili është automatikisht edhe nënkryetari i KLD-së duhet të jetë një nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi. Ligji sanksionon se nga 15 anëtar, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe 9 anëtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore nuk mund të jenë nënkryetar të Këshillit. Kësisoj gara do të bëhet brenda tri anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.

Kësisoj mazhoranca do të nis nga puna për të miratuar 2 kandidatët për të plotësuar treshen e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi. Më pas, një nga këto tri emra duhet të zgjidhet nga kryetari i KLD-së, Presidenti Nishani si nënkryetar i tij. Me propozim të Presidentit, anëtarët e KLD-së do të votojnë për nënkryetarin e ri që sipas të gjitha gjasave do të jetë një nga 2 emrat e rinj që do të zgjidhe. Pas votimit të nesër, KLD do të jetë me dy anëtar më pak, por kjo nuk e pengon që të zhvillojë mbledhjen pasi kuorumi ekziston, vetëm se deri në emërimin e nënkryetarit, të gjitha mbledhjet duhet ti drejtojë presidenti Nishani. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/kuvendi-shkarkohen-me-72-vota-dy-an-tar-t-e-kld–efa-dhe-lel-aj-247640.html#sthash.gbCW2eps.dpuf