Kuvend, Ristani: Shihni drejtuesit dhe e gjeni përgjigjen për etikën në polici

478
Seanca e kësaj të enjte e parlamenti ka nisur me 1 minut heshtje në nder të viktimave të masakrës së 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën më shumë se 100 persona të pafajshëm nga sulmet terroriste. Duke folur për për etikën në polici, deputeti i opozitës Arben Ristani tha se nuk mund t’u flitet policëve për etikë morale në një kohë që jemi në stadin e arrogancës për të shkelur ligje dhe rregulla.
“Shbëjmë një ligj sepse do të kemi një rregullore. Kjo qeveri po merret edhe me etikën në policinë e shtetit. Ambasadori Lu theksoi se nga reforma në drejtësi tremben Frrokët dhe Shullazët pse jo nga policia deri më sot. Pak ditë më parë i njëjti ambasador tha se nga reforma në drejtësi tremben deputetë dhe ministrat. Policia është aq etike sa çdo institucion tjetër i shtetit, polici aq etik sa niveli i kulturës, diferenca bëhet nga drejtuesit. Drejtues të mirë përcjellin etikë te vartësit e tyre dhe te populli në përgjithësi. Si me ligj si me rregullore gjërat. Po marr shembull si kreu ikuvendit dikur i drejtohej kryeministrit “ti je fundërrira” etj…Flasim për etikë po policia ska etike. Çështjen Frroku që përmënd ambasadori e kemi thënë edhe më parë. E dini rastin e Frrokut që darkonte me kryeministrin dhe më pas arratiset për ti shpëtuar drejtësisë dhe për koicidencë sistemi Tims nuk punonte atë ditë.Çfarë etike do ti kërkojmë policisë kur ndodhin këto gjëra”-tha Ristani në fjalën e tij
Ndërohë menjëherë pas fjalës së Ristanit ka ardhur reagimi i deputetit socialist Pjerin Ndreu tha se diferenca mes policisë së sotme dhe asaj të djeshme është mjaft e madhe duke nisur vetëm nga kush drejtohej në atë kohë ajo tha.
Pjerin Ndreu :Opozita nuk vlerëson policinë e shtetit
Ti thuash ndërkombëtareve se kush e ka drejtuar policinë e shtetit është turp. Atëherë s’kishte oficera policia po kush ishte? Spo ja përmënd emrat por nëse doni I keni ktu gjithë me shkollë të mesme.Kjo ka qënë policia e shtetit dikur.Nëse flasim për kriminalitetimn flasim me statistika 
Sigal