Kushtetuesja mund të fshihet me “shtyrje”, por Ballukun tashmë e kanë shkarkuar shqiptarët!

Është shtyrë edhe një herë gjyqi për Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese.

Por në këtë gjyq të shumëkontestuar dhe shumë të mbrojtur, shihet qartë mungesa e transparencës mbi zhvillimin e mbledhjeve dhe debatin e brendshëm të gjyqtarëve, pasi gjykata nuk publikon agjendat dhe as detajet mbi ecurinë e shqyrtimeve, duke lënë opinionin publik në pritje.

NOA

Sytë mbeten nga seanca e radhës, nga e cila do të vendoset fati juridik i çështjes Balluku, por edhe zhvillimet në Kuvend.

Si pasojë e shtyrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, është bllokuar edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores në Kuvend.

Të paktën në këtë mes, një gjë është e vërtetë moralisht: Balluku është shkarkuar në perceptimin publik, pavarësisht se sa ngushtë është zënë Gjykata Kushtetuese dhe presionit që Kryeministri ka ushtruar kohët e fundit, duke u implikuar gjithnjë e më tepër me njëanshmërinë.

Ndoshta do të ishte më i pastër, nëse do të kishte mbajtur linjën e deritanishme, ku secilin nga personat e implikuar, sado pak, e lëshonte, sesa zgjidhja e mbajtjes në sqetull të një kungulli që prej kohësh ka filluar të “bjerë erë”.

Kjo ishte vetëvrasja politike që Rama, me dorën e vet, kreu me vendimin për mbrojtjen e Ballukut.

Në këto kushte, Rama nuk dëshiron që të formohet precedenti i parë.

Por përtej kësaj më të keqes i druhet se ai tashmë ka zgjeruar së tepërmi listën e personave armiq: njërin që e ka në burg, por herë e afron e herë e lëshon, dhe tjetrën që ka caktuar emrat e deputetëve dhe drejtorët në ministri, dhe sot duhet patjetër ta mbrojë, sepse në këtë pikë “armiku i armikut tim bëhet miku im”./ Piranjat