Kush janë 518 zyrtarët e kallzuar për pastrim parash

240
Sigal

Emrat e zyrtarëve që futën kokën në “thesin” e parave të pista apo fshehën pasurinë mbahen sekret, dhe dosjet u mbyllën në heshtje.Mësohet se bëhet fjalë për ministra, deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm, ambasadorë, oligarkët e mëdhenj të bizneseve e bankave si dhe zyrtarë të policisë e drejtësisë

 

 Sipas raportit të MONEYVAL 2022, Shqipëria vijon të jetë në listën e vendeve që kanë mangësi në luftën kundër pastrimit të parave

 Rëndohet bilanci i mosndëshkimit të zyrtarëve të lartë përmes goditjes së pasurive të tyre. Prokuroritë vetëm një procedim penale pa rezultat në vitin 2021. SPAK 14 procedime, 10 në proces, asnjë në gjykatë për dënim. Vetëm ILDKP bëri mbi 500 kallëzime gjatë 7 viteve të fundit As ngritja e SPAK-ut nuk e ka ndryshuar raportin e Shqipërisë me kulturën e pandëshkueshmërisë në nivele të larta, shembja e të cilës është edhe një kryekushti për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vetëm Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë periudhës 2014-2021 ka kallëzuar penalisht 518 zyrtarë të niveleve të ndryshme për fshehje pasurie, pastrim parash, mashtrim me pasurinë e etj. Kallëzimet janë bërë kryesisht në Prokurorinë e Tiranës, Prokurorinë e Përgjithshme, në prokuroritë e rretheve, dy vitet e fundit në SPAK, në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Policisë së Shtetit.

Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2021, raport i cili do të shqyrtohet nga Kuvendi, anëtarët e të cilit janë vetë subjekte të këtij institucioni kaq të rëndësishëm kundër korrupsionit. ILDKP jep numrin e zyrtarëve të kallëzuar, por jo një bilanc se çfarë ka ndodhur me dosjet. Në fakt pothuajse të gjitha dosjet e janë mbyllur në heshtje nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme, me përfundimin e njëjtë: mungesës së konstatimit të elementeve penale.

As oganet e reja hetimore nuk e kanw ndryshuar raportin e Shqipërisë me kulturën e pandëshkueshmërisë në nivele të larta, shembja e të cilës është edhe një kryekushti për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mësohet se bëhet fjalë për ish ministra, deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm, prokurorë, gjyqtarë, ambasadorë etj

Mbyllja e dosjeve në heshtje është edhe arsyeja se pse 90 % të emrave tw zyrtarëve të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash, mbahen sekret. Si ILDKP, ashtu edhe organi i akuzës, nuk kanë pranuar të japin emrat e zyrtarëve të kallëzuar, me pretendimin se të dhënat përbëjnë sekret hetimor, ndonëse shumica e dosjeve janë mbyllur prej vitesh. Gjithsesi, mësohet se bëhet fjalë për ish ministra, deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm, prokurorë, gjyqtarë, ambasadorë etj.

Kur ILDKP drejtohej nga prokurorw tw tjerw vijonin akuzatpër mbylljen e dosjeve të pasurive. Kur u emëruan kryeprokuror, vijoi e njëjta praktikë, për të cilën ishin ankuar kur drejtonin ILDKP. Praktika nuk ndryshoi as pas ardhjes dhe ngritjes së SPAK. Goditja pasurive dukshëm të pajustifikuara të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë në Shqipëri vijon të mbetet tabu.

Gjatë vitit 2021, SPAK ka regjistruar 14 procedime penale për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, ku 1 çështje e ka transferuar, 3 i ka pushuar dhe për 10 raste vijojnë hetimet. Ndërsa, prokuroritë e përgjithshme kanë regjistruar vetëm një procedim penal të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet ka një tendencë në ulje të kësaj vepra penale. Dhe më ulët nuk ka ku të shkojë më! 1 procedim gjatë një viti. /Adriatik Doci