Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, PD publikon pamjet: Edi Rama ka dështuar (VIDEO)

641
Sigal

Televizioni italian Rai 3, publikoi një reportazh ku tregohej kultivikimi dhe rritja  e kanabisit në Shqipëri nga viti në vit. Pas këtij reportazhi, Partia Demokratike publikoi një video rë rrjetet sociale, ku shfaqeshin pamjet e materialit të marrë nga televizioni italian ku thuhej se “Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”.

Gjithashtu në video dukej edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ku deklaron me zë dhe figurë se “Ne kemi vetëm një detyrë, të mos dëgjojmë askënd” apo “Aq shumë është rritur sasia e baltës nëpër media” dhe “Opozita do duhet çdo ditë të shpikë, të shpifë!”, deklarata këto në lidhje me denoncimet nga ana e opozitës apo materialet në media lidhur me kanabizimin e vendit.

“Edi Rama nuk dëgjonte kur opozita denonconte kanabizimin e vendit. Edi Rama nuk dëgjonte kur media shqiptare dhe ajo ndërkombëtare publikonin shifrat alarmante të mbjelljes së kanabisit . Edi Rama  nuk dëgjonte as kur raportet e huaja e rendisnin Shqipërinë si prodhuese dhe eksportuese të kanabisit. Edi Rama ende nuk dëgjon alarmin e kanabizimit që vazhdon të bjerë! Edi Rama ka dështuar!” -shkrun PD në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Edi Rama 🤡 nuk dëgjonte kur opozita denonconte kanabizimin e vendit 🚭. Edi Rama 🃏 nuk dëgjonte kur media shqiptare 🇦🇱 dhe ajo ndërkombëtare 🌍 publikonin shifrat alarmante të mbjelljes së kanabisit 📈. Edi Rama 🏴‍☠ nuk dëgjonte 🙉 as kur raportet e huaja e rendisnin Shqipërinë si prodhuese dhe eksportuese të kanabisit 👎🏼. Edi Rama 👺 ende nuk dëgjon alarmin e kanabizimit 🚨 që vazhdon të bjerë 🔔! Edi Rama ka dështuar! ☠🎭👹🚫

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 28. Januar 2020