“Kufijtë”/ Gjosha pyet Cakajn: Në ç‘dokument të BE e ke lexuar?

473
Sigal

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha përmes një posti në rrjetin social “Facebook”  ka shkruar për emrin e Gent Cakajt, i cili u zgjodh nga Rama për të drejtuar ministrinë e Europës dhe Punët e Jashtme.

Mes tjerash, ajo shkruan se ka patur dëshirë ta takonte dhe ta njihte  atë më shumë për parimet dhe dijet që ka në lëmin e politikës së jashtme, ndërsa nuk kursen as “ironitë”, duke i shoqëruar ato edhe me pyetje që kanë të bëjnë me tezën e “ndryshimit të kufijve”.

Statusi i plotë:

Zoti Genti,

Si ish Ministre e Integrimit dhe si nën kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme kam dashur shumë të njihesha me opinionet e tua në Komisionin e Jashtëm por edhe në Keshillin Kombëtar të Integrimit, ku ju nuk morët pjesë kurrë pavarësisht momenteve kyce që po kalon Shqipëria në këtë proçes historik dhe interesit që ju duhet të kishit treguar për të informuar këto instanca!
Madje edhe në një emision ku duhet të përballeshim të dy Qershorin e kaluar për çështjen e negociatave, ti nuk pranove të vije në studio por qëndrove në lidhje direkte nëpërmjet televizionit. Më vjen keq që nuk arrita të të kisha përballë pēr të të njohur më mirë por edhe për të kuptuar botëkuptimin tënd për politikën e jashtme dhe proçeset integruese! Aq më tepër që unë nuk njihem si politikane agresive!

Edhe unë kam lexuar pak, kurrësesi aq shumë sa ty, por sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo???