Jakup B. GJOÇA
Ligji i Arsimit të lartë nuk është ligj për Shqipërinë, është një ligj që vendos administratën mbi akademizmin
Prof. Dr. Zamira Çavo në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se komentet e kryeministrit Rama në “dialoged” me studentët dëshmojnë vetpëlqim të madh të vetvetëexs me batuta dhe epitete, por edhe studentët ëe kanë humbur rrugën e duhur. Ndërsa ndërhyrja e Policisë së Shtetit në Universitet është përpjekje për të imponuar frikën tëk studentët protestuesë. Prof. Çavo thotë se Ligji për Arsimine Lartë nuk është për kushtet e Shqipërisë, sepse vendos administratën mbi akademizmin. Arsimi sot them me bindje është në kaos institucional dhe përmbajtësor.

– Kryeministri Rama i quajti studentët që bojkotojnë mësimin në fakultete “pengmarrës”. Ka të drejtë?
– Nuk dua të komentoj fjalët e kryeministrit, pasi ngado që t’i shikosh dëshmojnë për një vetpëlqim të madh të vetes së tij në batuta apo etiketime, por studentët duket se tashmë e kanë humbur rrugën e duhur dhe për rrjedhojë kanë humbur dhe betejën. Pakuptuar ata u bënë pre e përçarjeve dhe e zënies nga kahe të ndryshme të politikës. Kështu do të ndodhte sepse në një revoltë të tillë duhej detyrimisht një udhëheqje e pjekur me strategji e etaktikë të përcaktuar. Lëvizjet spontane janë amorfe, nëse nuk shtrohen në platforma politike. Por ata nuk janë pengmarrës. Janë e ardhmja e vendit, do apo nuk do zoti Rama!

– Ju si e cilësoni patrullimin e Policisë së Shtetit në korridoret e fakulteteve? Po filmimin e policëve ndaj studentëve grevistë?
– Përpjekje foshnjarake për të imponuar frikën në një grup njerëzish që shquhet pikërisht për mungesën e frikës! Revolucionet i kanë bërë gjithnjë të rinjtë. Dhe e dini përse? Sepse nuk e njohin frikën!
– A fajësohen rektorët dhe dekanët për katandinë e gjendjes së tanishme të universiteteve publike?
– Personalisht mendoj se ata janë përgjegjës po aq sa Ministria e Arsimit për gjendjen ku është katandisur arsimi i lartë publik. Ata janë përgjegjës për cilësinë e dobët, për shpërdorimin e parave publike, për mumgesën e kushteve. Në mendimin tim që kur pranuan të shkojnë në Kryeminsitri e të zihen me njëri tjetrin për interesa personale, ata nuk meritojnë të quhen as akademikë e jo më drejtues të lartë të Universitetit! Në vend të ishin në pararojë të mendimit intelektual e të dëshmonin integritetin e tyre profesional e institucional vunë përpara interesat e tyre meskine. Ndaj janë sigurisht përgjegjës për situatën e krijuar.

– A mund të ketë ndryshim të gjendjes në Universitete, pa u shfuqizuar ligji “Për Arsimin e Lartë”?
Ligji i Arsimit të lartë nuk është ligj për kushtet e Shqipërisë dhe mbi të gjitha është një ligj që vendos administratën mbi akademizmin. Por unë kam frikë se edhe me aktet nënligjore që po nxjerr qeveria për arsimin dhe studentët po e shton edhe më tepër anarkinë në sistemin universitar. Nuk është vendi këtu për të treguar me fakte, se sa të gabuara e me nxitim janë miratuar akte që do konfuzojnë edhe më shumë arsimin. Arsimi sot them me bindje është në kaos institucional dhe përmbajtësor. Dyshoj fort që ministria e re do ta marrë në dorë situatën.



















