Blushi bën bilancin e Ramës në 2024: Rama mbyll vitin e 11 në pushtet duke thelluar varfërinë e shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka bërë bilancin e vitit 2024 të qeverisë Rama. Gjatë konferencës së fundit për mediat, Blushi u shpreh se, Rama mbyll vitin e 11 në pushtet duke thelluar varfërinë e shqiptarëve.

‘Qeveria i ka borxh çdo pensionisti në qytet 1164 euro/vit dhe në fshat 482 euro/vit’, theksoi Blushi.

Sigal

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi:

Jemi në këtë Konferencë të fundit për këtë vit nga selia e Partisë së Lirisë së bashku me Sekretarin për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë  në PL, Prof. Petraq Milo, për të bërë bilancin e treguesve kryesorë ekonomikë dhe socialë të vendit, të gjitha në përkeqësim.

Por më e rëndë është akoma që viti I 11- të në pushtet I Edi Ramës mbyllet me një rekord dramatik dhe që është niveli më I lartë I varfërisë që edhe në vitin që po lemë pas është thelluar dhe mbetet më I larti në Rajon.

Ky vit mbyllet me mbi 503 mijë pensionistë në qytet që jetojnë mesatarisht me 190 Euro në muaj.

Ky vit mbyllet me mbi 86 mijë pensionistë  në fshat që jetojnë mesatarisht me 115 Euro në muaj.

Ky vit për fat të keq mbyllet me mbi 73 mijë invalidë me aftësi të kufizuara që jetojnë në kushte mizerabiliteti me mesatarisht 134 Euro në muaj.

Gjithashtu ky vit mbyllet me mbi 60 mijë invalid të punës në qytet që jetojnë mesatarisht me 180 euro në muaj.

Mbyllet me mbi 56 mijë familje me ndihmë ekonomike ose afërsisht me 226 mijë persona që jetojnë me vetëm 19 Euro në muaj, me të cilat sot nuk shtyn dot as 2 ose 3 ditë dhe jo më muajin.

Mbyllet me mbi 4 mijë  persona me pension familiar në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 20 Euro në muaj dhe me rreth 3 079 të papunë që jetojnë me 200 Euro në muaj.

Pra kjo panoramë nuk tregon asgjë tjetër vec faktit dramatik dhe tronditës se një përqindje shumë e lartë e popullsisë jeton sot, pas 11 viteve në pushtet të Edi Ramës, në kushtet e një varfërie ekstreme dhe një varfërie absolute.

Kjo është Shqipëria që mbyll vitin 2024 në drejtimin e Narkoqeverisë së Edi Ramës, ku shpërndarja e të ardhurave Kombëtare prej 24 miliardë Euro në vit mbetet jo gjithëpërfshirëse.

Niveli i varfërisë dhe përjashtimit social sipas Eurostat mbetet me i larti ne rajon, ku për një person të rritur si mesatare e të gjitha kategorive niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 46.6%, për Serbinë në 28.1% dhe Malin e Zi 34.1%.

Por me tronditëse janë nivelet e varfërisë për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim dhe për kategorinë e personave të rritur mbi 65 vjeç ose pensionistët

Për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim niveli i varfërisë për Shqipërinë e  vitit 2024 vlerësohet në nivelin dramatik prej  72.5%, ndërsa për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.

Në krahasim me vendet e rajonit, niveli i varfërisë dhe përjashtimit social është 50% më i lartë, dhe 2.3 herë më i lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe sigurisht kategoria më e diskriminuar, më e përjashtuar, më e braktisur, më e goditur nga politikat antisociale të Qeverisë janë mbi 790 mijë pensionistë në mbarë vendin, të cilët kjo Qeveri i ka vardëruar vit mbas viti.

Mos rritja e pensioneve nga kjo Qeveri që vëmendjen e ka kryesisht tek Inceneratorët, tek tenderat, PPP- të dhe tek rrugët e florinjta, pra tek grabitja dhe zhvatja e taksave të shqiptarëve, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka thelluar diferencën e pensioneve në krahasim me vendet e Rajonit.

Me vendimin e fundit per indeksimi vetëm ne masën 4.1%, nuk e zgjidh jo vetëm problemin e akumular nder vite te mos rritjes se pensionve por nuk adreson as dhe ato zhvillime aktuale.

Sepse trajtimi financiar i pensionisteve ne pothuajse tre mandate te qeverisjes eshte i munguar sepse:

Se pari pensionet me ligj duhet te indeksohen sipas nivelit te çmimeve te shportës ushqimore për te ruajtur nivelin e jetesës.

Se dyti duhet te rriten si rezultat i rritjes ekonomike per te mundësuar rritjen e mireqenies se shtreses me te diskreminuar te pensionisteve.

Dhe se treti do te duhet te jepet bonusi ne fund te vitit per te perballuar koston e larte te cmimeve ne festat e fund vitit.

Vlen të theksohet se per periudhen Tetor 2024 – fund viti 2013, niveli i inflacionit i cmimeve te artikujve  ushqimore jane rritur rreth 67.5% dhe nderkohe:

Indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetem 35.6% per pensionet mesatare ne qytet, dmth nga 14 076 leke ne muaj ne fund te vitit 2013 ne 19 092 leke ne muaj ne fund te vitit 2024.

Indeksimi i pensioneve ne fshat eshte vetem 54.1% per pensionet mesatare ne fshat, dmth nga 7 465 leke ne muaj ne fund te vitit 2013 ne 11 504 leke ne muaj ne fund te vitit 2024.

Per periudhen 2013 – 2024 Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike, e cila eshte në masën 39.7%, por nderkohe:

Ka 0 % rrritje te pensionit ne qytet si rezulta i rritjes ekonomike.

Ka 0% rritje te pensionit ne fshat si rezulta i rritjes ekonomike.

Per te rritur mireqenien e pensionisteve do te duhet te rriteshin pensionet edhe 39.7% mbi masen e indeksimit si per pensionin e qytetit dhe te fshatit.

Aktualisht nje pension mesatar i qytetit i ideksuar plotesisht per shporten  ushqimore dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 29 165 leke ne muaj.

Aktualisht nje pension mesatar i fshatit i ideksuar plotesisht dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 15 467 leke ne muaj.

Shperndarja e bonusit perpos qellimit te paster elektoral eshte dhe rrjedhoje e presionit te opozites duke treguar me fakte dhe shifra konkrete mungesen e rritjes dhe indeksimit te plote te pensioneve ne tre mandatet.

Trajtimi financiar i pensionisteve nuk mund te behet vetem me nje bonus ne fund te vitit, por duhet nje angazhim politik i qarte per indeksim te plote te mases se pensionit me cmimet e shportes ushqimore si dhe rritjen e tyre nga rritja ekonomike.

Sot, aktualisht Qeveria i ka borxh ne muaj secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht 9 546 lekë ose 97 Euro ne muaj, ose 1164 Euro ne vit.

Dhe secilit pensioniste ne fshat mesatarisht 3 963 lekë, ose 41 Euro, ose 482 Euro ne vit te munguara për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Çdo pensionist nuk duhet te ndjehet mirenjohes Qeverise, perkundrazi eshte kjo qeverisje qe i ka mbetur borxh cdo muaj seicilit pensionist dhe e ka diskereminuar ne tre mandate radhazi.