Katrahura politike 25-vjeçare në Shqipëri është viktima e virusit Soros-ian
George Soros akuzohet për financim të emigracionit të paligjshëm në Hungari. “Hungary Today” publikon një lajm, që zbardh një skandal të fondacionit Soros, duke shfrytëzuar edhe fatkeqësinë e refugjatëve sirianë në Europë. Sipas “Hungary Today”, Financieri hungariano-amerikan George Soros është akuzuar për financim të emigracionit të paligjshëm përmes mbështetjes së një numri të OJQ-ve hungareze dhe ndërkombëtare. Ky është një denoncim i ditëve të fundit, që publikohet nga “Hungary Today”, për rolin “demokratik” që luajnë fondacionet e Soros, në vendet ish-komuniste të Europës, që nga rënia e regjimit komunist dhe deri më sot, në përpjekjet e tyre për të ndërtuar demokracinë. Është fakt që Fondacioni Soros, duke përfituar nga marketingu politik, se vjen nga SHBA, nga vendi i demokracisë, fillimisht, u tregua njerëzor, duke afruar bamirësinë, si karamele sheqerosëse, për t’u pranuar, si një forcë udhërrëfyese në rrugën e panjohur të demokracisë, që do të ndiqnin vendet ish- komuniste. Kohët e fundit Fondacioni Soros krijoi trazira, tensionime politike, acarime dhe përplasje sociale dhe shoqërore edhe në Kirgistan, dhe në një sërë vendesh të tjera të ish Bashkimit Sovjetik, etj.
Shqipëria, fatkeqësisht, nuk është…Kazakistan
Disa të huaj fajësojnë dështimin e shoqërisë civile dhe medias për të mbajtur zyrtarët të përgjegjshëm. Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe europianë se kanë mbështetur zyrtarët e korruptuar. Autoret sorosian, duke aluduar me fajtorët imagjinarë dhe triumfuesit e fantazisë. Përpiqen që të përcjellin te shqiptarët edhe ndasitë krahinore, të përçajë edhe më shumë kahet politike, duke paracaktuar fajtorë dhe fitues. Ata përpiqen që të bëjë ato që bënë Sorosianët në Kurgistan e kudo, trazira dhe tensione politike, acarime klasore, me idenë koloniale: “Përça dhe sundo
Soros ka uzurpuar politikën dhe pushtetin
Nuk është rastësi, që sot, në qeverisjen e “Rilindjes”të gjithë kuadrot dhe të zellshmit e Fondacionit Soros, që kanë kontribuar më para, në të gjitha institucionet që ngriti Soros në Shqipëri, si MJAFT, G-99, fillimisht si shoqata të shoqërisë civile e më vonë u kthyen në parti apo edhe në struktura të tjera shoqërore-ekonomike, sot janë drejtorë, janë deputetë, janë ministra, në çdo institucion shtetëror. Mirëpo, Soros në strategjinë e tij në Shqipëri nuk tregoi aspak preferencë ideologjike dhe politike, por synoi që emisarët e tij, t’i shpërndante në të dy kahet politike. Sot drejtorë dhe ministra në Shqipëri në shumë sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, janë ish-emisarët e Soros, ata që drejtuan edhe strukturat, mekanizmat e fondacioneve shoqërore dhe ekonomike të Soros. Nuk është rastësi që emisarët e Soros në Shqipëri, sot janë drejtorë në ata sektorë, si në shëndetësi, në transport, në drejtoritë e rrugëve, në naftë, ku janë edhe tenderat e koncesionet dhjetëra e qindra milionë euro dhe se “rastësisht” këto koncesione, po i marrin kompanitë, në të cilat Soros ka edhe përqindjet e tij të aksioneve. Sot është fakt, që edhe shumë drejtues të PD kanë qenë të punësuar, emisarë të Fondacionit Soros, janë dërguar për t’u shkolluar, për t’u diplomuar në universitete të Europës dhe Amerikës me bursa “bamirësie” nga Soros, dhe që paskëtaj, u kthyen në Shqipëri, për t’u emëruar në poste më të larta drejtuese të partive. Kryetari i PD, Lulzim Basha është një nga emisarët e Soros, i cili në “rininë “ e tij studentore, ka qenë një nëpunës i strukturave të Soros. Më 6 dhjetor 2014, Soros vjen vetë në Tiranë dhe takon zyrtarisht kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe e urdhëron që të anulojë edhe protestën e paralajmëruar të Opozitës për në 8 dhjetor 2014, me rastin e 24-vjetorit të Lëvizjes Studentore. Soros donte që të mos i grisej imazhi i kryeministrit, të përkëdhelurit të tij. Jo më kot, Lulzim Basha, me mekanizmat “demokratike” të zgjedhjeve në PD, është munduar që të luftojë gardën e vjetër të PD, të besuarit e liderit shpirtëror të PD, Sali Berisha, për të emëruar në strukturat e PD emrat që i diktoi Soros. Jo rastësisht, ishte edhe “harresa” nga emisarët e Soros në PD, që të mos ftonin në 8 dhjetor 2015 edhe Halim Kosovën, për të demonstruar, që tashmë PD është më shumë një parti Sorosiane, sesa një parti demokratike e shqiptarëve.





















