Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me Presidentin Meta: Koha t’i kthehemi arsyes

263

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi , pas takimit që pati me Presidentin Meta në kuadër të konsultimeve që po mbahen për datën e re të zgjedhjeve, tha në dalje nga Presidenca se nuk është momenti për të biseduar për një detaj të tillë, po për tu ulur dhe për ti dhënë zgidhje krizës politike në vend.

“Vendi po rrëshket në autoritarizëm. Ndamë me Presidentin shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ne ndodhemi. Vlerësojmë aktin e Presidentit të zhdekretimit të datës 30 qershor për ti dhënë forcave poltike kohën e duhur, ku po rrezikohet edhe fitoret më të mëdha të demokracisë së 30 viteve siç është pluralizimi politik apo edhe liberalizmi i vizave, por i bëmë të qartë Presidentit që nuk është koha të diskutojmë datën e zgjedhjeve, por është koha që të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi futur, një spirale që po e nxjerr vendin jashtë shinave konstitucionale shoqërore dhe civile, por është koha dhe momenti që koka e nxehta që kanë në dorë zgjidhjen, është koha dhe momenti që ti thërresim arsyes që ti japim zgjidhje vendit dhe ti kthehemi normalitetit”