Kryetari i PD-së Basha: Pa media të lirë nuk ka demokraci dhe shtet të së drejtës. Gazetarët janë nën trusni dhe kërcënim të vazhdueshëm

440
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ndodhur në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, u shpreh se “Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera evropiane”. Lulzim Basha: Në raport me median, do të doja shkurtimisht ta vendosja theksin tek disa shqetësime kryesore që ne si opozitë, Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh. Së pari, problemi i sigurisë të gazetarëve. Kemi zbritur në një nivel jetik ekzistencial atë të sigurisë së gazetarëve të cilët janë nën trysni dhe kërcënim të vazhdueshëm për shkak të detyrës. Së dyti problemi i censurës dhe autocensurës për shkak të trysninë direkt apo indirekt për të ardhurat ndaj shumë mediave, nga qeveria dhe pushteti. Së treti, përdorimi i mediave për avancimin e interesave ekonomike, dhe jo për interesin e vërtetë të mediave, avancimin e interesit publik. Problemi kryesor që ne shohim në raport me median, përtej pavarësisë, është pamundësia apo paaftësia për të hulumtuar dhe pasqyruar problemet e thella të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Sepse kjo i kthen ato në një përforcues, amplifikues të propagandës së pushtetit pjesërisht edhe kronikanë sipërfaqësorë ndodhi kjo, ndodhi ajo, në vend që të luajnë një rol shumë të rëndësishëm të hulumtimit, investigimit dhe nxjerrjes në sipërfaqe të problemeve të shoqërisë, ekonomisë, politikës, qeverisë, opozitës.