Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në takimin me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Fierit

421
Sigal

Duke folur para të pranishmëve,
z. Meta shprehu bindjen se LSI-ja është në rrugë të drejtë dhe përfaqëson një
forcë, e cila është në një rrugë të sigurt të rritjes dhe të konsolidimit të
saj. Kryetari i LSI-së theksoi se rritja e LSI tashmë është e qartë dhe kjo do
të thotë edhe forcim i stabilitetit politik në vend. “Do të thotë forcim i
dialogut politik dhe i bashkëpunimit, sepse pa stabilitet politik nuk mund të
ketë as zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe as një terren solid për
të realizuar me sukses reforma, që përfshijnë shtresat më të rëndësishme të
shoqërisë, të cilat kanë nevojë për solidaritet dhe për përkrahje. Dhe në këtë drejtim,
unë besoj se ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, edhe pas votës që të gjithë
anëtarët e LSI do të shprehin në 6 nëntor, jo vetëm për kryetarin e ardhshëm të
LSI, por edhe për delegatët për në Konventën Zgjedhore”, tha Meta.

Meta: Me rëndësi është çuarja
përpara e reformës në drejtësi, ku LSI ka qenë tepër e qartë, tepër parimore,
tepër transparente dhe tepër konstruktive që në fillim

Meta: Prioritet është rritja e
përfaqësimit të rinisë në të gjithë forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Meta: Dua t’ju siguroj, se për
mua si kryetar i LSI-së, integriteti i njerëzve të propozuar nga LSI në postet
publike, në veçanti për Parlamentin e ardhshëm dhe në çdo institucion tjetër,
do të jetë i shkallës më të lartë