Reforma në shëndetësi, Pandeli Majko: Me Beqajn, më shumë se dy muaj pa folur

436
Sigal


Për deputetin Pandeli Majkon mes Rilindjes dhe PS ka pasur dhe do të ketë hendek dhe  sa i
takon largimit të Blushit nga partia është shprehur i rezervuar të flasë: “E
çfarë kuptimi do të kishte edhe sikur keqardhja të ekzistonte brenda meje”.


Pjese nga
intervista e dhënë e Pandeli Majkos


Gazetari: Ben Blushi iku nga PS, a
keni ndonjë keqardhje?

Pandeli
Majko
:
E çfarë kuptimi do të kishte edhe sikur të ekzistonte brenda meje. Thjesht iku.
Politika nuk është lëmi i një historie ku shpesh shfaqja e ndjenjave të bën
mirë, por ndonjëherë të bën keq dhe keqkuptohesh

Gazetari : Përse iku Blushi,  a mund të qëndronte ende në PS apo ishte
parashikuar ose e ksihte projektin e vet në kokë dhe do të shkonte diku

Pandeli
Majko:
 I takon atij të japë shpjegim

Gazetari: A ke peng a ekziston
ndonjë hendek mes asaj që quhet rilindje dhe PS

Pandeli
Majko:
 Ka pasur dhe ka.  Edhe në
periudhën që unë nisa të merresha me politikë kishte një dallim por përpiqeshim
ta menaxhonim.

Gazetari: Ky hendek është mbushur disi
apo ka mbetur?

Pandeli
Majko:
 Do të mbetet dhe duhet të mbetet si
hendek, sepse është histori bipolare që funksionon për të prodhuar energjinë e
brendshme. Ata që janë dhe ata që vijnë. Do të jetë një ndarje që ka qenë është
dhe do të jetë. E rëndësishme është që të menaxhohet që energjia që prodhohet
nga kjo ndarje të jetë pozitive

Gazetari:
 
Ata që e kanë kritikuar Ramën kanë sjellë në vëmendje faktin se e ka
mbushur qeverinë me njerëz që nuk kanë qenë në parti, pra Rilindja. Ju e keni
pasur merak në këto vite që nuk keni qenë anëtar i qeverisë?

Pandeli
Majko:
 Politika nuk është vetëm të qenit
qeveritar. Nuk vuaj faktin që sot mund të jem brenda apo jashtë.

Gazetari: : Pandeli Majko e sheh veten
president të Republikës vitin e ardhshëm?

Pandeli
Majko:
 Unë të jem produkt i një marrëdhënie
të organizuar mentale mes Edi Ramës Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lul Bashës do
të ishte një pritshmëri jashtë çdo formule teorike. Janë 3- 4- 5 njerëz të
ciëlt do të jenë të paparashikueshëm në përzgjedhjen e tyre. Unë e kam pritur
si mediatike dhe do të vazhdoj ta shikoj si mediatike. Është jashtë çdo lloj
parashikimi. Nuk është ekuacion me dy të panjohura është me më shumë se dy të
panjohura

Gazetari: A është mirë apo gabim, që kabineti qeveritar në këto 4 vite pothuajse
mbeti i pandryshuar ?

Pandeli
Majko:
 Kam përshtypjen se çdo lloj
përgjigje e imja do të krijonte keqintepretime

Gazetari: Evitoni ta jepni një përgjigje?

Pandeli
Majko:
 Po evitoj të krijoj keqintepretime

Gazetari: Në vitet 2000 PS ndryshoi kryeministra, kabinete qeveritare me tepri

Pandeli Majko: Nuk ishte një histori shumë e lavdishme ai ndryshim i herë pas hershëm dhe
të gjithë ata që e kanë përjetuar atë lloj logjike ashtu e shprehin dhe sot.

Gazetari: Dikur keni shprehur rezerva për reformën në mjekësi, koncesionet në këtë
sektor. Keni lënë të kuptohet se nuk jeni të kënaqur me ndryshimet që po bëhen
apo janë bërë. Keni ndryshuar mëndje apo…

Pandeli
Majko
:
Jo mo mëndje nuk ndryshoj kollaj unë, po pash zotin se kisha nja dy muaj që
flisja me Beqajn tani kemi filluar të flas prapë. Prandaj lëre