Kryetari i LSI Korçë, Petrika Mele: “Niko Peleshi një figurë shumë e konsumuar që nuk prodhon asnjë ri

Në një intervistë të dhënë në emisionin “Korça Voton” në televizionin Korça Plus, kreu i LSI dega Korçë zoti Petrika Mele shprehet se Niko Peleshi, drejtuesi politik i partisë socilaste është një figure shumë e konsumuar.

Drejtuesit e institucioneve të partisë socialiste në qytetin e Korçës, janë figura shumë të konsumuara dhe shumë të paafta për ti shërbyer qytetarëve korçarë.

NOA

Mjafton që vetëm të analizosh drejtuesin politik të partise socialiste për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi ku si ministër bujqësie nuk arriti të gjenerojë asnjë vend pune për të rinjtë e qytetit të Korçës, duke ditur potencialin e jashtëzakonshëm që ka fusha e Korçës për zhvillimin e bujqësisë, pra nuk kemi asgjë të re nga partia Socialiste, po ashtu dhe Niko Peleshi është një person shumë i konsumuar, që nuk prodhon asnjë risi, pra një cikël i mbyllur politikisht.” – është shprehur ai