Kryeparlamentari Ilir Meta: Ambasadori Donald Lu, bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin, për suksesin e reformës në drejtësi

450
Ambasadori i SHBA: Me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Z. Ilir Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët 
Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, u njoftua: Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, zhvilluan një takim tepër pozitiv mes tyre. Ambasada e SHBA, deklaron se ka besim të madh, që me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Z. Ilir Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu, diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”. Po kështu edhe zyra e kreut të Kuvendit, deklaroi se Z. Ilir Meta e ka cilësuar takimin me Ambasadorin e SHBA, Z. Donald Lu, si një bashkëbisedim bashkëveprues për ecurinë e mbarë të reformës në drejtësi, me prioritet angazhimin dhe shfrytëzimin e gjithë potencialeve që disponon Shqipëria, natyrisht me mbështetjen e SHBA, BE dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që janë pjesë kontribuuese e këtij procesi vendimtar për integrimin e Shqipërisë. Pas takimit, kreu i Kuvendit, Z. meta, deklaroi vlerësimin e tij përballë mediave. Ai deklaroi se kishte zhvilluar një takim tepër të frytshëm me Ambasadorin Amerikan, z. Donald Lu, madje takim mjaft konstruktiv edhe me ekipin e tij. Natyrisht ky takim tepër konstruktiv dhe bashkëpunues është fokusuar në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente, parimore dhe institucionale. Kryetari i Kuvendit, deklaroi gjithashtu, se Ambasadori Amerikan Donald Lu është angazhuar fuqishëm, që të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”. Në takim, tha Meta, u theksua dhe rëndësia e standardit të zgjedhjeve të ardhshme dhe përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kujtojmë, që Ambasadori Amerikan Donald Lu, një ditë më parë ishte në një takim të veçantë edhe në Kryeministri. Lidhur me reformën në drejtësi, kreu I Kuvendit, Z. Ilir Meta, ritheksoi qëndrimin e tij e të forcës politike që drejton, të deklaruar 3 ditë më parë edhe në Konventën e LSI të Tiranës,kur tha: Kushti kryesor i kësaj reforme është zbatimi me transparencë dhe mbështetja në konsensusin e arritur në 21 korrik të vitit të kaluar. “Ne do të vazhdojmë me transparencë maksimale, edhe unë si Kryetar i Kuvendit deri ditën e fundit që do të jem në këtë detyrë mjaft të rëndësishme, por jam i bindur që edhe Grupi Parlamentar dhe përfaqësuesit e LSI-së në të gjithë institucionet. Zbatimi transparent, në respekt të Kushtetutës së vendit, në respekt të ligjeve të miratuar, është mbrojtja më e mirë që mund t’i bëhet ecurisë dhe suksesit të kësaj reforme nga çdo përpjekje për të gjetur pretekste për ta bllokuar, për ta dëmtuar dhe për ta dështuar atë”,- u shpreh kreu i Kuvendit. 
Sigal