Kryeminstri Rama/ Zgjedhjet do të zhvillohen në qershor. Presidenti (Meta) ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!

412
Sigal

Kryeministri Rama: Në 30 qershor do të shkojmë në zgjedhje

Kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë Presidentit Meta nga mitingu elektoral i Beratit, duke deklaruar, se në 30 qershor do të ketë zgjedhje vendore. Kryeministri Rama: Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do humbin. Zgjedhjet me 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do ketë zgjedhje. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë s’e marrin zvarrë, as reformën s’e varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit. Dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre, duhet një mbështetje në 30 qershor, jo thjesht për kandidatët tanë, por për Shqipërinë që duhet të ndahet një herë e mirë nga politika e baltës, nga politika e sherrit, nga politika e dhunës.