Kryeministri Rama, vizita zyrtare në Rusi dhe Ukrainë

512
Kryeministri Rama do të bëjë vizita në Rusi dhe Ukrainë
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-të si drejtues i presidencës së OSBE-së. Këtë gjë ai e njoftoi gjatë një takimi me gazetarë në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, një ditë përpara prezantimit të programit që do të ketë OSBE-ja nën presidencën e Shqipërisë. Rama tha se datat e vizitave nuk janë caktuar ende dhe se çdo gjë ishte në pritje të konfirmimeve. “Vizita në Rusi është pjesë e agjendës si drejtues i OSBE-së dhe është pjesë e agjendës që unë kam ndërmarrë. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime”. Kjo do të jetë vizita e parë e Kryeministrit Rama në Ukrainë dhe Rusi. Nuk është e qartë nëse ai do të takohet apo jo me Presidentin Vladimir Putin. Në fillim të këtij viti Shqipëria mori presidencën e OSBE-së, organizatës në të cilën bëjnë pjesë 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia dhe që synim kryesor ka parandalimin e konflikteve, vëzhgimin e zgjedhjeve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut. Në deklarata të mëparshme të Kryeministrit Rama, prioritetet e Shqipërisë për presidencën e OSBE-së janë parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, monitorimi i zgjedhjeve me mbështetje për reforma dhe forcimi i dialogut mes palëve. Në këto prioritete, nën drejtimin e zotit Rama Shqipëria ka pasur probleme vitet e fundit.
 
Sigal