Dështimi i radhës i Madame Tussauds, statuja zhgënjyese e Nicki Minaj

392
Sigal

Madame Tussauds prej shumë kohësh shndërron VIP-at e preferuar të njerëzve në të “përjetshëm” përmes statujës së tyre të dyllit.

Një super punim i kohëve të fundit, ka qenë figura prej dylli e  Priyanka Chopra-Jonas, që duket identike me të! Gjithsesi, jo pak herë, statujat e njerëzve të famshëm kanë qenë një zhgënjim.

Problemi përsëritet me Nicky Minaj, e cila është “viktima e radhës e dyllit”. Së fundmi, Madame Tussauds në Berslin prezantuan statujën e Nicki-it dhe siç mund ta shihni…Njerëzit as ja kanë idenë me kë ngjan kjo grua, sepse si reperja s’duket fare.

Nëse keni nevojë për një krahasim me Nicki-n e vërtet, ja ku e keni.

Pamja që ata janë përpjekur të rikrijojnë është kjo, e shkëputur nga videoklipi i saj, “Anaconda”.