Kryeministri Rama / Takim në selinë e PS, 12 krerët e qarqeve për të analizuar 25 prillin dhe projektin për zgjedhjet e ardhshme

230
Sigal

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen në selinë rozë me drejtuesit e 12 qarqeve të vendit. Nga raportimet e mediave, takimi u fokusua në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Drejtuesit politikë të qarqeve përgatitën dhe paraqitën një raport mbi analizën e bërë dhe po ashtu edhe kryeministri dha porositë e tij.“PS i ka dhënë një rëndësi të veçantë analizës zgjedhore në të cilën janë fokusuar edhe drejtuesit e qarqeve. Do të ketë një raport për këtë analizë për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Pritet që Edi Rama të japë porositë për sa i përket punës organizative të 12 qarqeve”- tha një prej pjesëmarrësve para takimit. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme(pardjeshme) Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve në selinë e PD ku i ka mbajtur për rreth tre orë në takim.