Kryeministri Rama: Së shpejti do të ngrihet në Parkun Social në Brar, qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon

114
Sigal

Parku Social tashmë ka marrë një pamje tjetër. Këtë na tregon edhe kryeministri, Edi Rama ku me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se gjithçka është bërë e re nisur nga biblioteka, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti.

Të gjitha këto falë Fundjavës Ndryshe. Mbi të gjitha Rama ka theksuar se këtu do të ndihet dhe qëndra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.

Me Arbërin&Vlerën pas një ”xhiroje” për të parë të rejat e Parkut Social të FUNDJAVËS NDRYSHE në Brar, ku kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë, që të tëra të ardhurat i derdh për aktivitetin në shërbim më të dobtëve.
Së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.