Edi Rama, vazhdon që të mbajë nën tisin e misterit çdo gjë që ka të bëjë me bisedimet e fundit me Greqinë të cilat me sa duket, më shumë janë përqendruar te kufiri detar. Dje ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama. Lajmin e bën të ditur vetë krye-diplomati grek, nëpërmjet një postimi në Twitter. ‘Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon’, – shkruan ministri grek i Jashtëm, Dendias. Rama dje ka sulmuar krerët e opozitës dhe presidentin Ilir Meta në Twitter, nuk ka gjetur kohë, që njësoj si Dendias, të na bëjë të ditur këtë bisedë. Edi Rama, ka mbajtur në sekret të plotë tematikën e takimit kokë më kokë me kryeministrin grek në Athinë dhe deri te bisedimet me ministrin Dendias në Tiranë.
Mestitull I dukshem
Kryeministri Rama vizitë dyditore në Turqi
Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore (6-7 janar 2021) në Turqi. “Anadolu Ajans” raporton duke iu referuar Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë se, Rama do të udhëtojë për në Ankara, me ftesë të Presidentit Rexhep Tayyib Erdogan. Drejtoria në fjalë thekson se fokusi i takimeve mes dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në kuadër të raporteve bilaterale mes dy shteteve.





















