KQZ thirrje urgjente partive politike: Depozitoni propozimet për komisionerë

530
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor dhe të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet.
Sipas KQZ, rezulton se 21 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve, pasi partitë nuk kanë depozituar listat me emrat.
Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së lidhur me emërimet e komisonerëve të QV-ve.
Nga informacioni i përditësuar sot, datë 21qershor 2017, rezulton se 21 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve dhe kjo për shkak se partitë politike që e kanë të drejtën për të propozuar komisionerët e QV, ende nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve listat emërore me dokumentacionin përkatës.
Konkretisht:
1- Qarku Shkodër, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve janë:
KZAZ 2– nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PS, PD, PR,
KZAZ 3 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
KZAZ 4 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS
KZAZ 5 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, PR
2- Qarku Lezhe, KZAZ të cilat ende nuk kanë emeruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 12- nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
KZAZ 13 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
KZAZ 15 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PR
3- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve
KZAZ 47– nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,
LSI, PR.
KZAZ 48- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,
LSI, PR.
KZAZ 49- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,
LSI, PR.
KZAZ 50 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,
LSI, PR.
4- Qarku Durres, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 22 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
KZAZ 23 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
KZAZ 24 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PR
5- Qarku Tiranë, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 32 – nuk ka sjellë asnjë propozim për KQV PR, ndërkohë tek propozimet e depozituara nga PD, ka mungese dokumentacionesh.
KZAZ 33 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PD
KZAZ 39 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PS, LSI, PR.
KZAZ 40 – propozimet e depozituara nga PS, PD, LSI, PR kanë mangësi
në dokumentacion.
6- Qarku Fier, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 56 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PR.
7- Qarku Korçë, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 67 – Asnjë nga partitë nuk ka sjellë listat emërore me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor dhe të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit, pasi jemi vetëm 4 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore drejt KZAZ-ve, të cilat do ta shpërndajnë tek Komisionet e Qendrave të Votimit.
Sigal

– See more at: http://www.intv.al/in-news/item/30607-kqz-thirrje-urgjente-partive-politike-depozitoni-propozimet-per-komisionere#sthash.hbmJpZYF.dpuf