Kryemadhi: Vlonjatët kanë vizion. Nuk mund ta drejtojnë Vlorën njerëz të cilët duan ta rrëmbejnë,

Vetëm duke u bashkuar ne bëjmë ndryshime të mëdha dhe në fakt sfida jonë nuk është për Monikën, as për LSI, sfida jonë është për ju. Ne kemi programin nga Bebja në Bebe për fëmijët e shqiptarëve që do lindin, për fëmijët tuaj që do lindin sepse në fund nëse ne nuk mendojmë për ju është e kotë që ne të vazhdojmë dhe të flasim për politikë. Koha e politikanëve që mendojnë vetëm për veten ka ikur. Sot ka ardhur koha juaj që doni të bëni ndryshimin. Partitë politike, vota e vlonjateve nuk do shkojë për të shlyer borxhet e atyre që merren me politikë, nuk do shkojë në xhepat e atyre që duan të grabisin Vlorën, pronat e Vlorës, bregdetin e Vlorës, nuk do të shkojë për ata të cilët çdo ditë presin të marrin kafshatën e bukës vlonjateve dhe të fusin dorën në tavolinën e vlonjateve në mënyrë të tillë për tu pasuruar dhe për të shlyer detyrimet e tyre. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për ju. Për ju që në fakt nuk i keni marrë Vlorës asgjë por i keni dhënë emrin Vlorës me kurajën, me forcën, me përgatitjen dhe profesionin tuaj. Sepse Vlora është ajo me të cilën krenohemi dhe ne që nuk jemi nga Vlora.

Ajo që është më e rëndësishme është vlerësimi i të rinjve dhe meritokracia nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë. Meritokracia ka të bëjë me këdo. Sepse mund të mos jesh i ri por mund të jesh profesionist. E tha dhe Luani, çfarë ka ndodhur. Investimet në Vlorë vijnë dhe punojnë të tjerët nga jashtë. Nuk punojnë vlonjatët. Vlonjatët i marrin vetëm për lopatën kur ndërkohë Vlora ka kompani ndërtimi, ka kompani zhvillimi, ka kompani projektimi, sepse në fund të fundit Vlora ka vizion. Vlonjatët kanë vizion. Nuk mund ta drejtojnë Vlorën njerëz të cilët duan ta rrëmbejnë, ta grabisin dhe më pas të largohen. Luani nuk është si përfaqësues i vlonjateve, Luani ka ardhur si përfaqësues i LSI këtu për të krijuar atë lloj karvani të fortë me djem dhe vajza nga Vlora. Ne duam të krijojmë një klasë të re politike me vlonjate dhe vlonjate, me të rinj dhe të reja të cilët jo vetëm të rriten politikisht por dhe profesionalisht. Por çdo rritje e juaja të vijë në funksion të qytetit. Në funksion të vendit tuaj, në funksion të shtëpisë suaj. Për ne ka shumë rëndësi kthimi i të rinjve në vend sepse sot është shumë e rëndësishme që ju të qëndroni këtu, ta ndërtoni Vlorën, ta drejtoni Vlorën dhe Vlora nuk ka nevojë që të sjellë nga Tirana për të drejtuar, Vlora nuk ka nevojë që të sjellë njerëz nga Tirana për të punuar sepse në fund të fundit Vlora është qytet që prodhon ekonomi, me turizëm, me art, me kulturë, me universitet dhe ne duhet ta zhvillojmë këtë gjë. Dhe këtë e bëni ju duke votuar për veten tuaj më 25 prill dhe duke i dhënë shansin dhe mundësinë vetes suaj për ta drejtuar qytetin. Boll më drejtohet Vlora me bej e me agallarë. Iku koha e feudalizmit. Nuk ka më nevojë Vlora për feudalë. Vlora sot është e vlonjateve, është e të rinjve dhe të rejave dhe Vlora sot me vizionin tuaj do të ecë përpara. Kjo Rilindja iu vë maska të rinjve dhe i bën të paidentifikueshëm për të thënë pastaj që të rinjtë janë këtu jam e bindur që i kanë sjellë nga ndonjë rreth tjetër.

Sigal