Kryemadhi: Unë nuk kam pas besim te SPAK as te Prokuroria as te Gjykatat sidomos pas reformës në drejtësi

261
Sigal

Ndalemi pak te çështja e inceneratorëve, ju i keni denoncuar këto afera dhe PD. Ndërkohë në këto kontrata gjendet dhe firma e ish-ministrit tuaj Lefter Koka. Si e komentoni këtë dhe pse SPAK nuk po vë përballë drejtësisë autorët e këtyre aferave?
Unë do t’u theksoj diçka. Pse nuk thoni qe ministri i LSI-së z.Vasili e ka kundërshtuar që kur ka qenë në qeveri , i LSI ishte dhe z.Vasili. Dhe mund të them këtë gjë që çështja e z.Koka është e shkuar, nuk mban përgjegjësi LSI as për firmat dhe aferat e z.Koka dhe kujtdo tjetër. Por dua të theksoj që LSI është i pari forum politik që ka denoncuar inceneratorët dhe pse ishte në qeverisje me PS edhe pse ishte dhe z.Koka që përfaqësonte në atë kohë LSI-në. Kështu që z.Vasili ishte nënkryetar i partisë, ishte dhe ministër i drejtësisë dhe unë do t’u sugjeroja ose nëse nuk e keni t’ua japim letrën e z.Vasili i cili i kërkonte qeverisë shqiptare që të bëheshin konsultime me qytetarët. Dhe për këtë ne jemi shumë të qartë, shumë të kthjellët. Përsa i përket SPAK, unë nuk është se kam pas ndonjëherë besim te SPAK as te Prokuroria as te Gjykatat sidomos tani pas kësaj reformës në drejtësi, si të gjithë shqiptarët. Të gjithë besonim se do kishim diçka ndryshe, por përkundrazi është një sistem totalisht i kapur, i intimiduar, i kërcënuar, i frikësuar dhe përsa i përket çështjes së inceneratorëve PD ua ka bërë denoncimin se deri dje thonim nuk kemi denoncim. E ka bërë PD, ua ka çuar dhe dokumentacionin. Ajo është punë e tyre të bëjnë ca të duan. Por përsa i përket LSI, është partia e parë që e ka denoncuar, ke z.Vasili, ke Monika Kryemadhin si Kryetare të LSI që ka vajtur në dhjetor të 2017 në Fier me banorët e Mbrostarit që kundërshtonin ndërtimin e inceneratorit . kjo është thjeshtë një lojë politike që kërkon ta heqë nga ministrat e vetë , se Lefteri është viktimë e 3 ministrave të Edi Ramës , se nuk guxon njëri të firmosë një kontratë me 40 faqe pa urdhrin e Edi Ramës. Me avokaturë shteti , me 9 ministri që kalon letra etj. kështu që çdo gjë ka një kokë, ai është Edi Rama. Në qoftë se SPAK tërheq këta të tjerët që kanë firmosur ja e bindur që ata nuk ua mban shumë shpatulla do ta shesin menjëherë Ramën kështu që do të vazhdojnë t’i shtohen njerëzit e presionit Ramës siç i ka pasur do ti shtohen dhe gjatë rrugës. Nuk bën burg njëri për Edi Ramën, për këtë të jeni të bindur.