FOTOT/ Janë kundër mësimit online, momentet më pikante nga protesta e studentëve

338
Sigal

Studentët vijojnë të protestojnë sërish përballe Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë që mësimi të zhvillohet në auditore si dhe përgjysmimin e tarifave.

Ata kërkojnë që të zhvillojnë mësim më bare dhe restorante meqënëse ato janë hapur dhe universitetet jo.

‘Duam që seminaret të zhvillohen në auditore, leksionet ti bëjmë online. Presim të dalim nesër në jetë, po diplomohemi në shtëpi.

Baret dhe restorantet janë hapur, universitetet janë mbyllur, kjo është absurde. Të shkojmë në lokale të bëjmë mësim meqë ato janë hapur. Autonomia e universiteteve është shkelur.’- shprehen studentët.

Studentët ankohen se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së mjeteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Më poshtë keni momentet më pikante nga protesta e sotme: