Kryemadhi : Sot më shumë se kurrë, jemi të qartë, kemi 5 ide, projekte që janë të realizueshme, të prekshme, të mundshme

132
Sigal

Në vijim të takimit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli dhe për programin nga “bebja në bebe” dhe benefitet që sjell ky program.

Pjesë nga fjalët e saj :

Programi ynë nga ‘bebja në bebe’ e stimulon kthimin e të rinjve sepse kanë garancinë, që në momentin që krijojnë familje e kanë mundësinë që të marrin një fond, prej 25 mijë dollarësh kur shkojnë në moshën 25 vjeç dhe duan të krijojnë familje. Dua të them që formalizimi i ekonomisë jo veç se do të rrisë pagat dhe mundësin për të rritur të ardhurat në buxhet, por do të rrisë dhe mundësinë në investime. Sa më shumë investime të kemi, sidomos në bashki si Kurbini, që ka turizëm malor, religjioz, bregdetar, lagunën do të jenë mundësi të jashtëzakonshme që krijojnë hapësira punësimi. Edhe të një turizmi elitar, të një turizmi të cilën je 10 minuta larg autoroportit, 15 minuta nga porti, 25 minuta nga porti i Shëngjinit. Ka kaq shumë mundësi. Ne nuk duhet ta krijojmë Kurbinin si një xhep ku kalojmë dhe nuk i hedhim sytë, por duhet ta shikojmë me atë pasion dhe dashuri siç e shikojnë besimtarët katolikë kur vijnë të martat e Shën Ndoit. Nëse ne nuk kthejmë këtë dëshirë, pasion, do ta kemi betejën të humbur përballë papunësisë dhe varfërisë.
Jam e bindur që me angazhimin e Tilës, por jo vetëm të saj, por edhe të shumë grave e vajzave të tjera, që do ta bëjnë të mundur. E shikoj si një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar këtë hapësirë. 82 ditë na ndajnë, që janë dhe shpejt dhe shumë të gjata. Janë shumë të shpejta për të takuar çdo njeri, por janë shumë të gjata për lodhjen, sfilitjen dhe sfidat. Edhe për përplasjen që do të kemi, sepse mentaliteti arrogant dhe diktatorial që ka pllakosur sot në administratën në ikje jam e bindur që të ju ndjekin hap pas hapi, do rrëmojnë, kruajnë, do bëjnë çdo gjë.
Kush mendon mirë për njerëzit, kush mendon për ti ndihmuar, jo vetëm që Zoti do ti ndihmojë, por do ti ndihmojë edhe më shumë. Misioni ynë nuk është më mision individual, por është mision për të gjithë qytetarët. Sot më shumë se kurrë, jemi të qartë, kemi 5 ide, projekte që janë të realizueshme të prekshme, të mundshme. Them që janë të realizueshme për shkak se edhe vetë dëshira për tu bazuar tek të rinjtë dhe të rejat, do të na e krijojë këtë hapësirë të madhe