Kryemadhi: Shumë shpejt për publikun, evazioni 170 milionë dollarë i firmave të inceneratorëve

128
Sigal

 

Shumë shpejt edhe SPAK-u dhe opinion publik do të kenë një dosje me një evasion fiskal prej 170 milionë dollarëve të firmave të inceneratorëve. Janë fshehur 170 milionë dollarë vetëm kompanitë e inceneratorëve. Dhe cfarë do të thotë kjo, që 170 milionë dollarë i janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë, që ju e dini që zoti Rama i vuri litarin në fyt bizneseve shqiptare. Mos u merrni me ccmimin e naftës i tha shqiptarëve se unë do merrem me ju që e bleni naftën ku i gjeni paratë. Ajo ccfarë unë do t’jua bëj publike javën e ardhshme nuk janë më dallavere rrugësh dhe kafeneje po janë fatura me fotografi me numër fature dhe me emër kompanie të lidhura drejtëpërsëdrejti me inceneratorët. Kam dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që evazioni fiskal i Klodian Zotos, Stela Gugalles që është gruaja e Mirel Mërtirit kanë 170 milionë dollarë evasion fiskal me kompanitë e inceneratorëve.