Kryemadhi: Reforma Administrative duhet të rishikohet

9
Sigal

Në vazhdimësi të takimit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se reforma administrative duhet të rishikohet.

Pjesë nga takimi:
Nuk flasim vetëm për të rinjtë e Kavajës, flasim për biznesin sepse pjesa e turizmit është një nga pjesët kryesore me të cilin jeton Kavaja.
Reforma administrative ka qenë një nga ajo që ka goditur jo vetëm Kavajën, por të gjitha komunat që kanë qenë kryesore që i kanë dhënë burimet financiare qyteteve të mëdha. Vëmendja e qendrës së qytetit kanë qenë shumë e vaktë. Ne ishim në Rrogozhinë, Përrenjas, Elbasan, Korçë, e bën të domosdoshme rishikimin e reformës administrative. Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, gjërat emergjente, ekonomia, zhvillimi i biznesit, krijimi i klimës së biznesit, çlimirimi nga monopolet është e domosdoshme për të krijuar mundësi pafundësisht.

Jeni të bindur që Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët, nuk e bëjnë as gjermanët, as italianët, as amerikanët, as grekët as turqit, kinezët apo tjetër. Shqipërinë do e bëjnë shqiptarët me të mirat dhe të këqijat, shqiptarët e kanë bërë.