Shuhet gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, Zenepe Luka

200
Sigal

Koronavirusi i ka marrë jetën gazetares dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Zenepe Luka, në moshën 72-vjeçare. Gazetarja Luka arriti t’i mbijetonte sulmit me tritol në vitin 1998, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mposhtë virusin e pabesë.

Kush ishte Zenepe Luka
Zenepe Luka korrespondente e gazetës ” Telegraf” për qytetin e Vlorës për 6 vite , lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.Luka u shqua për kontributin e saj dhe profesionalizmin. Bordi i gazetës” Telegraf” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e parakoshme të koleges, Zenepe Luka.

Zenepe Luka gjithashtu është vlerësuar nga këngëtari i madh italian, Al Bano Karrisi, që i ka akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”,  ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko”.