Kryemadhi: Rama, një kryeministër në ikje i frikësuar. U zhvati 70 mln euro…

535
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Shkodër. Duke u ndalur tek komentet e kryeministrit, kryetarja e LSI tha se Rama është i “frikësuar” nga situata.
Teksa e cilësoi një kryeministër në ikje, Kryemadhi tha se Rama mendon për oligarkët dhe jo për qytetarët
“Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo, dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama është një kryeministër në ikje i frikësuar. Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin. Gjendja e varfërsisë dhe e papunësisë në Shqipëri alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët, se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ja u dhënë oligarkëve. Me keto para do të ishin financuar 70 000 vende të reja pune”, u shpreh Kryemadhi.
Sigal