Paralajmërimi i fortë i Bashës: Ç’pritet të ndodh ditët në vijim

384
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë sot një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se në ditët në vijim do dalin në dritë të tjera detaje nga përfshirja e qeverisë në trafiqet e drogës dhe krimit.
Në një konference të paralajmëruar për mediat, Basha nuk kurseu akuzat për Ramën dhe Tahirin, vetëm një ditë pasi ky i fundit u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll. Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës. Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit. Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.”, tha Basha.
Sigal