Kryemadhi prezanton kandidaten për deputete në Lushnje: Lufta jonë, kthimi i të rinjve

202
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar takim me qytetarët në Lushnje.

Gjatë këtij takimi, Kryemadhi ka prezantuar edhe kandidaten për deputete Alma Malia, në Allkaj të Lushnjes.

Kryetarja e LSI-së tha se nuk është bërë asnjë studim apo investim për të rritur kapacitet që bujqësia në Lushnje të zhvillohej dhe fermerët të mos mbeteshin pa mbështetje.

“Një nga arsyet që i jemi futur luftës për kthimin e të rinjtë është sepse nëpërmjet kontributeve të tyre në paguajmë pensionistët.

Ka shumë pensionistë që kanë punuar në kooperative, por puna e tyre nuk është njohur. Madje as ilaçet nuk i kanë marrë të rimbursuara”, tha më tej Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se një nga faktorët që në vend nuk rriten pensionet është vjedhja e taksa të qytetarëve.

“Pensionet nuk rriten sepse vidhet taksa e shqiptarëve”, u shpreh shefja e LSI.