Zjarri në Tiranë, familjarët shpërthejnë në vaj në pritje të lajmeve nga të zhdukurit

342
Sigal

Familjarët e personave të zhdukur në magazinën që u përfshi nga flakët brenda një qendre tregtare kanë shpërthyer në vaj.

Prej gati 21 orësh ata ndodhen pranë vendin të ngjarjes tek mbikalimi i Kamzës duke pritur informacione për 33-vjeçarin Arjan Salaj, shefi i sigurisë në qendrën tregtare, ndërsa dyshohet se brenda qendrës tregtare ka dhe persona të tjerë.

Pothuajse të pashpresë për gjetjen e tyre të gjallë, në videon ata shihen teksa shpërthejnë në lot e britma, duke e qarë të afërmin e tyre.

Zjarri në magazinën e qendrës tregtare ka nisur prej orës 15:00 të ditës së djeshme dhe 33-vjeçari sipas dëshmive hyri për të nxjerrë punonjësit e tjerë, por nuk doli më.