Kryemadhi pas takimit me ambasadoren franceze : Objektivat kryesore të LSI-së do të jenë nxitja e punësimit, rinia, arsimi cilësor dhe Integrimi Europian

316
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, këtë të ënjte priti në një takim pune ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ku sipas njoftimit për shtyp, thuhet se ndau prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit.

Objektivat kryesore të LSI-së në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit. Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.

Kryetarja LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja. Në takim u fol dhe mbi zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet e fundit për to teksa na ndajnë edhe 100 ditë. Kryemadhi e informoi ambasadoren Elisabeth Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.