Kryemadhi: Njerëzit kanë një revoltë të brendshme

243
Sigal

Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 5 (4)

Rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, Myslym Shyri, aty ku të gjitha dyqanet e vogla janë biznese të vogla, apo ato që kanë qiratë e dyqaneve, janë drejt falimentimit, pasi vetë mënyra e infrastrukturës që po e ndërton bashkia, po i orienton që të gjithë qytetarët të shkojnë drejt pikave të mëdha të grumbullimit, që janë qendrat tregtare. Dhe nga ana tjetër janë me mijëra biznese që falimentojnë për shkak se nuk paguajnë dot qiranë apo për shkak të taksave të larta. 12 polici kemi ne, kemi pasur 2-3, e çdo ditë thonë bizneset i kemi në derë. Njëherë mjedisorja, njëherë bashkiakja, njëherë tatimorja, njëherë pyjorja, njëherë e plehrave, njëherë e dreqit e njëherë e shejtanit. Dhe thonë që nuk na lënë të ngremë kokën.
Ndërkohë nga ana tjetër , pandemia i shkatërroi. Paketat ekonomike nuk u vunë fare në funksion. Nuk u dhanë asnjë ndihmë dhe mundësi ekonomike. Dhe pastaj flasim sikur ky popull po buzëqesh. Në fakt kjo nuk është buzëqeshje, por është më shumë maraz që kanë, qesh se nuk qaj dot. Kjo çështja e të dy punësuarit është edhe me ata që kanë dy shtëpia. Në Kombinat kur po takonim banorët, kush ishte problemi? Problemi ishte që dikush ka pasur një apartament të kohës së Partisë së Punës dhe e ka pasur një e kuzhinë. Ndërkohë ka shkuar në emigracion, ka punuar dhe ja ka blerë apartamentit ngjitur edhe komshiut tjetër, që e ka pasur 2 e kuzhinë. Dhe ndërkohë i ka vajtur nga 35 metra katrorë apartament, i ka shkuar 85 metra katrorë. Kur iu prish pallati iu tha, ti nuk ke për të marrë pjesën që ke blerë, ti do marrësh vetë, 1 dhomë e kuzhinën si bonus. Ky mendon se këta shtëpi ua ka dhënë ky, nuk mendon që njerëzit këto shtëpi i kanë blerë me gjak. Sepse i kanë blerë me emigracion, i kanë blerë me punë.
Ne jemi koshientë që të gjitha katet e para të pallateve të vjetra, janë kthyer në dyqane, kanë mbi 30 vjet që paguajnë taksa si biznese, nuk kanë paguar taksën si apartamente. Dhe ti tashmë i thua që unë ty nuk të konsideroj biznes. Nëse në kuadrin e pandemisë, edhe të tërmetit, nuk ka marrë përsipër ku do të shkojnë dhe ku do të strehohen, por edhe kur vjen çështja e biznesit, edhe pse sot ato biznese vazhdojnë jetojnë në zonën e Kombinatit, ai nuk merr përsipër të paktën tu heqë taksat bashkiake. Po e njëjta gjë ishte edhe në Shkodër që vajtëm tek tokat e përmbytura, tha që nuk duam lëmoshë që të më vijë të më japë thesin e miellit, nuk e dua tha, por të paktën më hiq taksën e tokës, që është e përmbytur. Drita nuk sjell, ujë të pijshëm nuk më jep. Mjekësinë nuk e kam këtu se nuk ka asnjë mjek e infermier, por shkojmë e bëjmë gjilpëra te veterineri tha. Vjen i fut një xhiro këtu me televizor këtu tha dhe pastaj ikën. Njerëzit thonë ne i dalim për zot vetes, por ti mos na shto barrën më shumë.
Ajo që të bën përshtypje dhe që e ndjen, është që njerëzit kanë një revoltë të brendshme, por unë them që detyra jonë është që t’i takojmë dhe t’i orientojmë në rrugën e duhur për të shkuar më 25 prill drejt kutisë së votimit. Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer.