A do e votojnë marrëveshjen me Italinë për refugjatët? Ja si përgjigjet Berisha!

24
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ende nuk kanë vendosur nëse do të miratojnë në Kuvend marrëveshjen e kreut të qeverisë Edi Rama me homologen italiane, Giorgia Meloni për refugjatët.

Berisha u shpreh se vendimi për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese do të merret në një mbledhje të grupit parlamentar të deputetëve të opozitës.

Ai theksoi se do të mbështesë pa asnjë lloj ekuivoku vendimin e Grupit.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar është bërë diskutim, por pa konkluzion por vendimi u shty për ta çuar apo jo në Kushtetuese. Do të mblidhet grupi do të vendosim si do të gjykohet më e përshtatshme. Nuk do të prononcohem përpara vendimit të grupit dhe do të mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku”, tha Berisha.

Ndërsa ka parlamëruar sërish tensione në seancën parlamentare të së enjtes.

“Kur do të mblidhet Grupi?”, u pyet Berisha në konferencë për media.

“Nesër në 13:00 mbledhja e Grupit, seanca do të jetë në 12:00″, u përgjigj ish-kryeministri.

“Seancë e shkurtër?”, i drejtohen gazetarët. (Berisha qesh).