Kryemadhi: Një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, përfshirja e të rinjve, sfidë që të mos largohen nga Shqipëria

202
Sigal

 

 

Një nga pikat tona më të rëndësishme të programit tonë është përfshirja e të rinjve dhe të rejave në vendimmarrje. Unë, Edi, të falënderoj shumë për këtë takim, sepse ti je dhe arkitekt, sepse duke qenë edhe arkitekt, ne në fakt jemi mësuar që arkitektët t’i shikojmë thjesht duke bërë fasada, por unë të uroj me shpirt që të bëhesh arkitekt i të ardhmes, jo vetëm tëndes, por edhe të gjithë brezit tënd në zonën e Baldushkut, por edhe më tutje.
Ajo që ne kërkojmë dhe që e kemi si sfidë kryesore është që të rinjtë dhe të rejat të mos na largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu. Sepse, ashtu siç kemi Gëzimin infermier dhe do të na iki në Gjermani dhe i them: ‘Aman mos ik!’, një nga problemet tona kryesore është shpopullimi. Në qoftë se ne do ta na ikin të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria, gjithë kjo mrekulli, gjithë ky vend i bukur do zhuritet, për shkak se nuk do të ketë se si do të jetohet.
Ne jemi shumë të qartë në strategjinë tonë. Ne kemi pesë prioritete, të cilat janë të panegociueshme, pesë prioritete që janë shumë të thjeshta, që rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit. Përveç se rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, krijojnë mundësi rritjesh pagash për prindërit tuaj, për ju, apo edhe për rritje pensionesh.
Buxheti i arsimit po ashtu që është një pjesë shumë e rëndësishme, ku pjesa për arsimin është më kryesorja, sepse duke pasur një arsim cilësor, ne kemi mundësinë për tu rritur dhe për të konkurruar në tregun e punës, jo vetëm në Ballkan dhe rajon, por edhe më gjerë . Por nga ana tjetër ne kërkojmë edhe krijimin e infrastrukturës së zhvillimit të një shoqërie, të cilën ne aspirojmë për të qenë të barabartë si gjithë qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian.
Ne sot kem i filluar javën e bujqësisë, sepse një nga problemet që ka sot Shqipëria është bujqësia. 80 për qind e pagave të shqiptarëve shkojnë për ushqim, ku ne ushqehemi me më pak se 30 për qind të asaj që konsumojnë shqiptarët nuk vjen nga prodhimi vendas, por vjen i importuar, duke krijuar deficite shumë të mëdha, dhe mos zhvillim te fermerët shqiptarë. Ajo që ne kërkojmë është të krijojmë barriera për ushqimet e importit dhe më shumë hapësira dhe zhvillim për prodhimet vendase.
Këtu në Baldushk ka shumë lokale të mira, ku vijnë shumë qytetarë të Tiranës për të konsumuar të shtunë dhe të diel drekat apo darkat e tyre familjare. Pse? Për shkak të prodhimeve bio dhe ushqimeve bio. Por ajo aq është e mundshme dhe na duhet ta zhvillojmë edhe më shumë. Këto janë toka të mrekullueshme. Unë kam qenë në Fier, në Lushnje, në Berat, në Elbasan, ku ka prodhime shumë të mira bio, por kur vjen puna në fund te prodhimet e tyre, ata i hedhin në kanal sepse nuk kanë ku ti shesin, kur ndërkohë ne që jetojmë në zona urbane, kërkojmë prodhime organike, bio dhe nuk arrijmë dot ti konsumojmë ato.
Prandaj ne na duhet një bashkëpunim i jashtëzakonshëm midis strukturave të prodhimit dhe të shtetit, të cilat krijojnë infrastrukturën e nevojshme. Ashtu siç duam që infermierët të mos na ikin në Gjermani, ashtu sic duam që edhe arkitektët të mos na ikin në zona të tjera, pro tju kemi këtu, sepse mendoj që kjo është gjëja kryesore pasi ne duhet të krijojmë hapësira për të zhvilluar vendin tonë, për të jetuar dhe për të krijuar familje këtu, sepse edhe programi ‘Nga bebja në bebe’ është një hapësirë e jashtëzakonshme që krijon një barrierë për të mos e shpopulluar vendin, por përkundrazi për të krijuar një hapësirë zhvillimi.

Shqipëria është në mesin e botës, kemi kushte të jashtëzakonshme, por kemi një kryeministër, që ne do ta largojmë më 25 prill. Ai është i larguar faktikisht, por ne na duhet ti çojmë njerëzit te kutia e votimit, ne na duhet që njerëzit që të pajisen me ID, pasaportat biometrike dhe të shkojnë të votojnë. Të votojnë për të ardhmen tuaj. Mos mendoni se kush do të jetë kryeministër nesër, mendoni për të ardhmen tuaj, mendoni të ndëshkoni çdo politikan i cili është tallur me ju, ju ka gënjyer, nuk mban premtimet. Vlerësoni me votën tuaj ata politikanë që e mbajnë fjalën, i qëndron fjalëve të tyre, i mbajnë njerëzit. Unë e kërkoj votën për LSI-në, sepse LSI e ka mbajtur fjalën, bën për të rinjtë dhe të rejat, është partia e të rinjve dhe të rejave, është e vetmja parti politike e cila ka krijuar 5 gjenerata të reja politike.
Ajo që është më e rëndësishme është që me të rinj dhe të reja ne duam të drejtojmë Shqipërinë. Unë jam e bindur që Opozita e Bashkuar i ka shanset dhe mundësitë për ti dhënë goditjen përfundimtare këtij sekti që ka grabitur Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit, por është momenti për ti dhënë goditjen përfundimtare tranzicionit. Tranzicioni duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë, duke mbyllur edhe atë etapën e rilindjes mavi që tjetërsoi dhe ngjyrën e flamurit tonë dhe ne duhet ti japim një hapësirë të jashtëzakonshme të rinjve e të rejave, tu japim juve mundësinë, pasi është shumë e rëndësishme që angazhimi juaj në jetën politike, jo vetëm më politikbërje por edhe në vendimmarrje është shumë i rëndësishëm. Ne kemi një strukturë shumë të mirë në Baldushk. Angazhimi i gjithi i juaji dhe anëtarësimi në LSI na krijon frymë shumë më të madhe dhe hapësira për ta zgjeruar edhe më tej, për të mos ndjenjur vetëm brenda qyteteve, por edhe më tej strukturën tuaj.
Ne në fakt, dje ishim me disa miq nga zona e Farkës. Në kuadrin e rindërtimit, jo vetëm që nuk u japin paratë e tyre, por edhe i gënjejnë, i mashtrojnë dhe i bëjnë selektive. Përfitoj nga rasti që ta bëj dhe të qartë. Jo vetëm ne do të dëmshpërblejmë çdo shtëpi të dëmtuar, por do të ju japim më shumë seç kanë vendosur taksidarët e rilindjes shtëpive te dëmtuara. Njerëzit shkojnë për të marrë paratë e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, por jo vetëm që nuk marrin asnjë certifikate shtëpie, por i marrim me qira dhe kredi. Ne jo vetëm që do ju kthejmë shtëpitë e tyre, jo vetëm që do të ju japim paratë për shtëpitë e tyre, por do të ju krijojmë edhe infrastrukturën më tutje. Po më tregonte dikush që kishte marrë një shtëpi të dorëzuar nga bashkia, pa hidroizolim, ulluqe, mobilime dhe pa gjë fare. Dhe kur ja kanë dorëzuar me procesverbal, ja kanë dorëzuar sikur kanë dorëzuar një nga këto vilat e Surrelit. Në fakt atij më pas i janë dashur edhe 17 mln lekë të tjera për ta rregulluar shtëpinë nga fillimi. Si gjithmonë fasadat e tyre janë kalimtare. Konstruktorët janë shumë të rëndësishëm. Ne jemi konstruktorët, sepse mund ta ndërtosh fasadën që ndërton Ed Rama, por nuk mban konstruksioni. Prandaj kemi nevojë për brezin e ri, për të qenë konstruktorët e rinj të sistemit që i jep fund tranzicionit dhe për të ngritur konstruktin e të ardhshme së shqiptarëve.
Tani edhe koha do të jetë shumë e bukur dhe dita do të zgjatet dhe do ta kemi më të lehtë për takime.

Në programin tonë jemi për uljen e tarifave, ne nuk duam të bëjmë diferencimin midis shtetërorit dhe privatit për ne është shumë e rëndësishme vlera e diplomës por ne si shtet duhet t’iu japim garanci brezit të ri që të kenë mundësi për tu shkolluar, për të pasur standard goxha cilësor dhe të konkurrojnë në treg me diplomat e tyre. Është shumë i rëndësishëm dhe ligji për arsimin e lartë që ne kemi folur. Duhet përfshirje të gjithë faktorëve dhe grupeve të interesit siç janë pedagogët, universitetet edhe universitetet private por edhe studentët duke pasur parasysh atë që është akoma dhe më e rëndësishme, angazhimi i të gjithë brezit për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Dhe ne në program e kemi shumë të qartë këtë gjë dhe është shumë e prekshme për studentët, për pedagogët edhe për klasën politike që ne i japim zgjidhje problemeve duke menduar për zgjidhjen dhe rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e një vendi. Për ne është një nga prioritetet kryesore. Edhe taksa e të ardhmes që ne kemi vendosur 1% për 200 kompanitë më të mëdha është që shkon në funksion të sistemit arsimor për të rritur standardin, kurrikulat dhe për të ulur këto lloj tarifash sepse edhe subvencioni apo investimi që duhet të japë shteti në të gjithë universitetet është një nga pikat kryesore. Pagat janë shumë të ulëta, papunësia është shumë e madhe dhe mungesa e garancisë së punës i bën njerëzit që të shikojnë për të ikur jashtë. Ne do ta ndryshojmë. Unë jam shumë optimiste sepse vij nga disa rrethe dhe ajo që më ka bërë përshtypje është revolta që kanë njerëzit brenda dhe duan që këtë revoltë ta shprehin duke ndëshkuar dikë por dhe duke vlerësuar dikë. Ajo që kërkoj është angazhimi juaj. Ne do ta ndëshkojmë atë që ka rrit taksat, ka rrit çmimet, ka ul pagat, ka rritur koston e jetesës dhe nuk ka rritur standardin e jetesës. Ka përdorur imazhin, forcën, votën, pushtetin dhe ne duhet ta ndëshkojmë atë që është tallur me shqiptarët, nuk ka mbajtur premtimet, i ka detyruar shqiptarët të largohen por ama dhe ne duhet ti japim forcë dhe prioritet atyre që i shërbejnë njerëzve