Kryemadhi nga Sulova: Do të zhbllokojmë investimin prej 3 milionë eurosh për pikën e remontit të mjeteve bujqësore

280
Sigal

Ti Altin ke një detyrë të madhe sepse do të përfaqësosh LSI-në në Cërrik. Ke qenë kryetar bashkie e janë bërë shumë investime kur ke qenë ti. Ne e kemi mbajtur fjalën me Cërrikun dhe duam të krijojmë hapësira pafundësisht që të mos largohen të rinjtë, të krijojmë mundësinë e një punësimi të mirëpaguar. Ne donim të hapnim pikën e remontit të mjeteve bujqësore prej 3 milionë dollarë, por do ta zhbllokojmë sërish, sepse Cërriku është mu në mes të një hambari bujqësor, siç është zona e Sulovës. Detyra jonë është jo veç të evidentojmë problematikat, por edhe ti japim zgjidhet.
Kandidimi yt me siglën e LSI-së, do të na japi jo vetëm përgjegjësi e angazhim, por edhe më shumë përgjegjësi morale dhe politike për Cërrikun. Nuk duhet të ndalojmë asnjë ditë asnjë moment dhe ato premtime që do të bëjmë ti realizojmë me faza, 100 ditëshin e parë, 100 ditëshin e dytë.
Ne 100 ditë na ndajnë sot nga 25 prilli.
Fermer i zonës:
Shembullin klasik e kemi, po të shohim nga e gjithë zona jonë, po të shohim edhe në fushën e agrikutlurës, janë eksperienca që kanë ardhur nga Greqia dhe nga Italia, ku shqiptarët kanë emigruar dh i kanë sjellë këto eksperienca. Po të shohësh ne deri dje nuk kishin plantacione me pjeshkë, ndërsa sot i kemi që janë të mrekullueshme. Kemi sera pafund dhe të vjen keq kur shikon banorë të cilët po i lënë, po i braktisin këto sera dhe po largohen nga vendi. Sivjet ka qenë një vit i mbarë për ullishtën, të gjithë fermerët që kanë pasur një super prodhim, edhe kjo do rritet, sepse ullishtat kanë qenë të reja.
Monika Kryemadhi:
Një nga problemet që diskutuam edhe pak më parë ishte edhe çështja e vajit të ullirit që ka ngelur pa shitur, ndërkohë ka pasur kërkesa për të.
Fermer i zonës:
Janë gati 100 hektarë vreshta dhe është pa shitur akoma rakia e vjetshme, lërë më prodhimi i sivjetmë i 2020-s së famshme. Po në 2021-n ku do shkojmë ne? Unë aktualisht kam 15 kuintalë raki në shtëpi, 1 ton e gjysmë raki. Se ku do ta çoj rrushin? Do ta marr ta hedh? Jo. Do ta bëjmë raki. Vjen ky moment tani dhe ne do fillojmë do ta hedhim në plehra, do ta krasitim, lërë punën e krahut, dhe s’më ka ngelur gjë tjetër veçse të marr çantën në krah dhe të iki në Greqi apo ku të mundem për bukën e gojës. Se fëmija im nuk do t’ia dijë, do bukë të hajë, do të shkojë në shkollë. Mua nuk më shitet prodhimi. Ku të shkoj? Çfarë të bëj me të? Kemi respekt për ju, pasi na bëhet qefi kur shohim njerëz që interesohen për ne.
Fermer i zonës:
Ky është një nga mashtrimet e radhës të qeverisë. Nxjerr skemën e subvencionimit të karburantit dhe vendos një kriter qeveria, që duhet të kesh minimumi 0.4 hektarë, që i bie po themi 4 dynym. Tani ju zotëri e dini shumë mirë që ligji 7501 i vitit 1991 e ka përcaktuar qartë që unë si individ nuk kam marrë më shumë se 2.5 dynym, të paktën në zonën time. Kështu ti më skualifikon. Atëherë për kë e ke bërë? E ke bërë për këta që i ke dhënë me qindra hektarë toka, se vetëm këta përfitojnë. Ti si shtet nuk ke pse më penalizon mua. Kështu që fermerin e ka skualifikuar.