Aksident në Fier, tenton të parakalojë, ‘Benz’-i përfundon në kanal

285
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Roskovec-Fier në vendin e quajtur Portëz, përballë një pike karburanti.

Ka qënë makina tip “Benz” ajo që ka tentuar parakalimin e një mjeti tjetër, por në këtë moment është goditur në pjesën e pasme të tij, duke e hedhur atë në një kanal.

Mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit që përfundoi në kanal. Policia akoma nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.