Kryemadhi: LSI për proporcional me lista të hapura, nëse nuk ndryshon sistemi, deputetët me një anëtar një votë

530
Sigal

E pyetur në lidhje me sistemin zgjedhor, në studion e “Top Talk”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI ka qenë që në vitin 2008 për proporcional me lista të hapura. Sistemi ndryshoi u shpreh ajo, pasi në sistemin mazhoritar hynë në parlament, persona problematikë dhe me sistemin aktual për këto persona, përgjegjësinë do e mbanin kryetarët e partive. Megjithatë u shpreh kryetarja e LSI nëse sistemi nuk ndryshon LSI i ka marrë masat. Kandidatët për deputetë do të zgjidhen nga anëtarësi e partisë në çdo qark.

Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë.
Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi por dekriminalizimi i procesit sepse në një periudhë kohë mazhoritari ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët, bodyguardët që kishin mundësi etj, u dolëm, shkuam në proporcionali që të mbahej përgjegjësia te kryetarët e partisë. Ne kemi qenë për proporcional, me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara.
Në si LSI nëse nuk do të ndryshojë sistemi ne do ta rikuperojmë brenda partisë tonë duke bërë votimin një anëtar një votë, për listat e deputetëve. Prandaj jemi dhe në verifikimin e të gjithë antarësisë dhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësimit.