Vili Minarolli letër për Rudina Hajdarin, vajzën e Heroit të Demokracisë

1052
Sigal

E nderuar deputete Hajdari!
Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo te paket ne demokracine shqiptare. Por edhe per shkak te nje marredhenie te vecante qe kam patur me babane tuaj, te paharruarin Azem Hajdari.
Ju sot jeni deputete e Kuvendit te Shqiperise , jo fale ndonje merite apo vlere ndaj partise qe ju kandidoi, por per shkak te detyrimeve morale qe PD e themeluar nga babai yt dhe e mbare demokrateve ne nder dhe respekt te Heroit te Demokracise.

Jam i bindur se ju e keni ndjere per shume vite ate qe demokratet , por edhe shqiptaret i jane mirenjohes babait tuaj , qe ishte i pari qe u ngrit kunder diktatures dhe frymezoi me mijra te tjere per ta pasuar. Jam i sigurte qe shqiptaret nuk do ta harrojne vepren e tij.
Te qenit ne opozite nuk eshte e lehte. Edhe une kam qene shume vite ne Kuvend dhe shumica e tyre ne opozite.Kemi qene te detyruar te bojkotonim Kuvendin, atehere kur na mohoheshin te drejtat dhe pushteti bente veshin e shurdher. Kemi bere edhe greve urie. Ndoshta ke degjuar nga familjaret e tu se kam qene shtate dite ne nje greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolege te tjere ne nje makine te vogel para RTSh. Pse? Se na mohuan te drejten e fjales dhe dolem nga greva atehere kur pushteti u terhoq.
Por nje maxhorance ku ju ra per pjese nuk besoj te sillet me opoziten ne asnje vend te rruzullit. Ju i dini me mire se une se c’perfaqeson kjo mazhorance.
Per kete arsye e justifikoj veprimin e fundit te opozites, jo thjesht per te ndrruar nje qeveri e per ta zevendesuar me nje tjeter, por per te ndryshuar sistemin politik, qe ka te beje me ndarjen e politikes nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor qe cdo vote te kete vlere ,nje sistem mazhoritar ku cdo perfaqesues te ballafaqohet me zgjedhesit dhe gjithcka tjeter ne sherbim te demokracise.
Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni .

 

Sa per nderkombetaret edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.
Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin .
Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, qe ende ka mbetur e parealizuar.
Miqesisht
Vili Minarolli