Kryemadhi: LSI, parti e domosdoshme për politikën shqiptare, qëllimi i LSI jo pushteti por krijimi i hapësirave për rininë

Tashmë kalojmë te tema politike; ju drejtoni një parti që në të shkuarën ka vendosur nëse do të qeverisë PS apo PD. Mendoni se edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të jeni një parti pa të cilën nuk do të ketë qeveri?

Unë nuk mendoj se qëllimi i LSI të jetë një ‘king-maker’. Qëllimi i LSI është të krijojë hapësira më shumë për të rinjtë dhe familjet shqiptare sepse sot situata ekonomike ka një problem shumë të madh me varfërinë, me ekonominë, e cila duke qenë ngurtësuar. Ne kemi nevojë për një çlirim të ekonomisë, klimë besimi mes biznesit-shtetit, formalizimit të ekonomisë. Të gjitha këto do të sjellin që s’ka nevojë të kemi 2-3-4 parti politike, por mund të kemi pafund parti politike, individë të pavarur, të cilët janë në shërbim të qytetarëve. Unë mendoj se vërtetë LSI ka qenë një parti e domosdoshme përsa i përket, në momentin që e prishi terezinë, komoditetin e dy forcave të mëdha, që hyri në mes dhe krijoji një lloj peshoreje. Në fakt LSI ka qenë e domosdoshme për jetën politike shqiptare. Mendoj se një nga pikat e forta të LSI është krijimi i hapësirave për të krijuar një klasë të re politike, për të rritur më shumë të rinjtë dhe për të sjellë edhe një vizion të ri, avangardë për të bërë politika ndryshe nga ç ‘janë bërë deri më tani.

NOA

Pse duhet t’i bashkangjitesh LSI…

Sepse LSI mban premtime, mban fjalën, qëndron premtimeve të saj. Është e vetmja pikë e pacënueshme nga çdo parti, kundërshtar tjetër politik. Njerëzit janë të gatshëm të thonë; a LSI i mban njerëzit e saj, e mban fjalën. Nuk e kemi thënë ne, e thonë kundërshtarët tanë. Nëse do të futesh në punë, shkon në LSI se të fusin ata në punë. E kanë bërë vetë dhe u bënë pishman dhe menjëherë e tërhoqën si batutë. Ajo që unë mendoj se është shumë e rëndësishme sot, njerëzit nuk duhet të votojnë për partitë politike, por për ndryshimin, për veten e tyre. Gjëja më e rëndësishme, sot më shumë se kurrë 25 prilli në Shqipëri nuk është vetëm një datë zgjedhjesh, 25 prilli në Shqipëri është një datë që duhet të bëjë ndryshimin, jo thjeshtë një rotacion politik, që ndryshohen flamujt politikë, por duhet t’i japim fund tranzicionit, në mënyrë të tillë që shqiptarët të ndihen europianë.