“Nuk ka prova të mjaftueshme për efektivitetin”, Zvicra i thotë “jo” vaksinës së AstraZeneca-s

141
Sigal

Zvicra nuk ka aprovuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca, me pretendimin se provat për të dhënë dritën jeshile, nuk janë të mjaftueshme.

Sipas agjencisë që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave në Zvicër, janë të nevojshme të tjera studime për të provuar efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.