Kryemadhi: Kur shkon e përuron një rrugë 7 herë, në vend që të bësh gjëra të tjera, sepse është një sistem që nuk hyn në llogjikën njerëzore.

246
Sigal

Një rrugë që e shtron para 1 viti, e shtron pas 1 viti se e ke bërë gabim, personi që e ka bërë gabim, duhet të mbajë përgjegjësi etj., kështu me radhë. Sot Erisa nuk kam çfarë ti shtoj asgjë më shumë asaj që the ti sepse është shumë e saktë. Ne vetëm dje kemi takuar rreth 200-235 njerëz që kanë qenë nga mëngjesi deri në darkë, kontakt njerëzor i drejtpërdrejtë. Një nga problemet e para që kanë njerëzit; jemi më të varfër thonë. Dmth të gjithë çfarë takova unë dje, nga njësia 3, ishim në Babrru, Paskuqan, pastaj në Laprakë të fabrika e këpucëve, në Yzbërisht, pastaj në Unazë të re. Të gjithë njerëzit që flisnin, shumica nuk kishin votuar asnjëherë, ishin të rinj, por kishin ardhur dhe me prindërit. E çfarë thonin; ne jemi më të varfër se 4 vite më parë. Ne paguajmë më shumë taksa se 4 vite më parë, ne kemi shumë më pak mundësi se 4 vite më parë. Nëse 4 vite më parë një grua thotë se kisha mundësi të zgjidhja, sanitare, punonjëse në një furrë buke, apo shitëse në një dyqan, sot nuk kam asnjë mundësi që të zgjedh. Një tjetër thoshte se nëse unë kisha mundësi që paga që unë merrja si mekanik i një pike riparimi makinash unë paguaja dritat, ujin, e taksat e bashkisë, sot nuk i paguaj dot, jo më për të ngrënë. Pra njerëzit ndihen më të varfër, paguajnë më shumë detyrime dhe qeveria nuk është në shërbim të tyre. Ata e kanë qeverinë në dyert e tyre, kur i shikojnë me Monikën në tv, dhe kjo i nervozonte më shumë. Kemi kuptuar se sa herë i shikojnë njerëzit me ty u shkojnë te dera dhe u thonë çfarë doni ose i kërcënojnë. Kur na kërcënojnë do të ju përgjigjemi siç dimë, kur vijnë e na thonë ca doni të paktën të ju marrim atë që ky zotëria na ka këto 4 vite.
Shqiptarët janë shumë të zgjuar dhe e kanë të nevojshme vëmendjen e qeverisë për të qenë pjesë e jetës së tyre. Në fund të fundit, shteti ngrihet edhe për shkak të asaj që funksionojnë ti. Mësuesit, edukatorja çfarë bën në grupin e fëmijëve; i drejton drejt një rruge më të mirë, shkollimi, dije, emancimi njerëzor. I mëson për gjërat e mira jo të këqija. E shteti për këtë është për të vendosur rregulla e për ti zbatuar ato në mënyrë të barabartë jo me 3 standarde. Tjetër thotë kryeministri, tjetër thotë qeveria, e tjetër për qytetarët. Edhe pse ditë me shi e ditë e dielë, me ritëm e nisëm.
Mbaj mend para 10-12 viteve kemi ardhur aty poshtë për ujin. Nuk furnizohej me ujë Sauku sepse nuk hapte saraçineskën roja i depos së ujit tek pallati i Brigadave. Veç për një gjë kaq të vogël rrinin mijëra familje pa ujë, për një lidhje shumë të shkurtër që duhej bërë. Gjërat zgjidhen po të duan të zgjidhen.
Edhe çështja e legalizimeve. Kjo është një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm legalizimet, por edhe certefikatat e tokës.
Qytetar: Për këto gjëra ka mbetur e pazhvilluar e gjithë zona.
Kryemadhi: Ka mbetur e pa zhvilluar në rruge, ujë infrastrukturë. Ndoshta dhe një nga angazhimet tona kryesore, edhe të Erisës dhe Aldit duhet të jetë kjo, duhet një vëmendjen për ta çuar këtë deri në fund pa dallime bindjesh, pasi kjo është një nga gabimet që bën politika. Çështja e legalizimeve me ligj është e bërë. Ka qenë ligjit që kur ishte Sali Berisha kryeministër që legalizimet do të bëhen falas e pastaj ishte legalizim e urbanizim. E kam kërkuar kur kam qenë deputete e Kombinatit seose donin të bënin urbanizim dhe më pas legalizim, e kjo vononte gjithë banorët e kam ndërhyrë kur kam qenë deputete në PS atë kohë, që kemi ndërhyrë me forcë të madhe për të bërë legalizim e pastaj urbanizim. E kur erdhi Sali Berisha në 2005 e realizuam. Një nga problemet e tjera është se institucionet pastaj fillojnë dhe e kthejnë në një mjet jo veç shpërdorimi por edhe korruptive dhe mekanizëm politik.
Gjëja më e shëmtuar në Lushnje ishte që shkonin e shpërndanin ceërtefikata legalizimesh në fushatë elektorale. Në psikologjinë njerëzore një nder që ma bën me vështirësi zëre se sma ke bërë fare. Kur ma bën nder kur është e imja është më keq. Kjo është një nga gjërat që me ligj çdo shqiptar e ka. Kush ka dorëzuar dokumentet, kush ka bërë topografinë…
Qytetar: Pse nuk e bën me blloqe, do kap këtë bllokun ta legalizoj komplet.
Kryemadhi: E ka legalizuar 7 herë Shqipërinë deri më tani. Për çështjet e legalizimeve ka ngelur peng të oligarkëve për ndërtime, sepse ai do ti vendosë qytetarët përballë presionit që nuk të legalizohet shtëpia e jepe për një kafshatë buke, shtëpinë, pronën tënde, gjakun tënd që ai tjetri të ndërtojë pallatet e veta, të pastrojë paratë e drogës, apo të evazionit fiskal. Sistemin e pastrimit të parave të pista e ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, nuk kam ndonjë dyshim për këtë pasi mjafton të shikosh procesin e ndërtimit që është bërë gjatë gjithë kohës që kur ka ardhur ai kryetar bashkie në Tiranë dhe çfarë ndodhi kur e rimorën bashkinë socialistët prapë në Tiranë. Aty janë ngushtuar rrugët. A e keni parë pallatin që po bëhet përballë ambasadës Amerikane se si është prishur trotuari, rruga. Banorët duhet të hipin shkallët për të ecur te parmaku i dyqanit e të zbresin prap për të ecur në trotuar. Ashtu sikurse ka shkuar atje dhe kërkonte prishte 1 mijë shtëpi te unaza e re, e ja po e bën tani e nuk kishte nevojë për të prishur 1 mijë shtëpi.
Qytetar: Sahati i Tironës që është simboli …
Qyetare: Një problem nga liqeni i Farkës është edhe levizja me urban. Bisedova pak më parë edhe me Aldin…
Kryemadhi: Nuk ka…
Qytetare: Nuk ka fare, para 8 vitesh ka qenë një urban që lëvizte ..