Ylli Dylgjeri: Rindërtimi kalon nga stomaku i Rilindjes

474
Sigal

Prej ditës së djeshme po qarkullon në rrjet një video e ministrit Arben Ahmetaj, Endri Fuga dhe Arbjan Maznikut, të cilët janë duke ngrënë një një nga restorantet më të famshme në Emiratet e Bashkuara.

Ndërsa vendi po përballet me problemet me përmbytjet dhe shembje urash e rrugës, një pjesë e kabinetit të qeverisë Rama shfaqen duke darkuar në restorantin e famshëm të “Nurs-Eti”.

Mbi videon e bërë virale ka pasur reagime të shumta dhe një nga ato është ajo e Ylli Dylgjerit, i cili rendit problemet me të cilat vendi ynë po has prej vitesh.

Reagimi i plotë i Ylli Dylgjeri:

Rindërtimi kalon nga stomaku i Rilindjes

Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sallatë otomane dhe baklava Nusr-Eti

Përhapja e një videoje dhe një fature, bëri që të gëlojnë komentet dhe portalet shqiptare: Në kohën kur Shqipëria përmbytet, shumë njerëz dimërojnë jashtë shtëpive të tyre të prishura nga tërmeti, pa përmendur rritjen e varfërisë në vend, qeveritarët shqiptarë darkojnë mish e baklava në një nga restorantet e shtrenjta në Dubai.

Por qeveria me shpejtësinë e përhapjes së versionit të ri virusit COVID 19, nxito të na sqaronte për mëkatin që po bënim ndaj Ahmetajt, Maznikut, Fugës, Belindës dhe Manes, dhe na tha që ushqimi paguhet nga pala pritëse investitore dhe atë ushqim e kanë shijuar dhe të tjerë qeveritarë, si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, apo një zëvendësministër, dhe sigurisht edhe disa gazetarë. Dhe mbi të gjitha qeveria na tërhoqi veshin që të mos u binim më qafë për oreksin sepse kishin vajtur atje për punë.

Ka të drejtë qeveria dhe i kërkojmë falje. Ajo lodhet për ne, e ne i përflasim ushqimin. Mirëpo duke i menduar pak më me kujdes këto punët qeveritare, na lindin ca pyetje për mënyrat se si qeveria zgjedh t’i kryejë punët e saj:

Për shembull, me çfarë detyre ishte ngarkuar z. Samir Mane në këtë delegacion qeveritar? I kuptojmë gazetarët se do bëjnë propagandën e radhës, po Samiri çfarë roli ka në punët e qeverisë?

Apo, Drejtori i Shtypit  i kryeministrit çfarë roli special ka në një delegacion ministror? Po gruaja e Tij çkerkon aty? Ne presim që në kulmin e situatës së përmbytjeve Deejtori të jetë pranë Kryeministrit për informacion e këshilla, jo të jetë mijëra kilomentra larg pranë ministrave. Mos vallë Rama ka dyshime për ministrat e tij…?

Nuk po pyesim gje për Maznikun. Ai ia ka marrë dorën të dorovitet me fjetje dhe ngrënie të shtrenjta hoteleve të botës nga biznesmenët. Dhe këtë të drejtë e ka fituar me ferman prokurorie, pavarësisht se ligjet e shtetit nuk ia lejojnë zyrtarit marrjen e dhuratave në çdo lloj forme.

Në fund na bie në sy mungesa e Ministres së Financave, Denaj. Ajo nuk e di pse na ngjan si “e persekuturara” e qeverisë. Detyrat ia dublon Tigri i Financave. Në delegacionet qeveritare që kryejnë punë me bereqet jo vetëm nuk shkon vetë, nuk çon as ndonjë zëvendësministër, por e përfaqëson Sekretari i Përgjithshëm. Dhe dihet që Sekretari Përgjithshëm në një ministri është hierark i administratës publike jo i politikave qeveritare. Pra, dhe këtu na habit qeveria Rama që Anilën nuk e ka gur të bukur të mozaikut të vet investues.

Dhe e fundit fare, si njerëz normal që jemi na bie në sy oreksi delegacionit qeveritar shqiptar. Sa ka kaluar festa e Vitit të Ri. Zakonisht fillojnë dietat dhe të ngrënit modest për të rikuperuar mbingopjen e fetave. Por qeveritarët tanë siç duket kanë stomak të zgjeruar. Nuk kanë përtuar të hanë sallatë otomane, mish e baklava. Siç duket jo vetëm dashuria e kalon nga stomaku, por edhe rindërtimi kaloka nga mbiushqimi. Duke llogaritur që biftek te NusrEti kushton 1 mijë euro, i bie që pa filluar ndërtimi i banesave mistrat & co te kenë ngrëne nga një tavan apartamenti pa filluar ndërtimi.

Ju bëfshin mirë të ngrënat! Por dhe qeverisë i kujtojmë shprehjen e gjuhës angleze “There ain’t no such thing as a free lunch”. Të shohim çfarë kosto do të ketë konsumi i këtij ushqimi.

Video Player