Kryemadhi: Kredia për ujësjellësin e Tiranës, e njëjta skemë si inceneratorët, mbështesni bujqësinë, bordet janë dështim

162
Sigal

Pas fjalës së kolegut Dashamir Shehi cdo koment që mund të bëjmë është i tepërt. Sepse me atë oratori sa të thjeshtë aq dhe filozifike është mëse e vërtetë ajo që po ndodh. Nuk e di sa akte normative janë bërë vetëm në këto 3-4 muaj, nuk mendoj një shtet qeveriset me akte normative, por nuk jam jurist, juristët mund ta qartësojnë më mirë se çdo të thotë të qeverisësh me akte normative, me ligje apo me projektligje e të tjera me radhë.

Në të gjitha aktet normative që kemi sot mua dhe për arsye teknike nuk mu dha mundësia për të folur edhe për aktin normativ për financimin e ujësjellësit që për mua është një gropë e zezë si çështja e inceneratorëve. Dhe po përfitoj nga rasti për ta rihapur dhe një herë. çështja e financimit të ujesjellësit të Tiranës prej 140 milionë eurosh nuk është gjë tjetër veçse një skemë financimi e pastër e skemës së inceneratorëve. Për të sqaruar dhe atë që tha dhe zoti Balla për projektin japonez të Xhaikës për ujësjellësin e Tiranës. Është e vërtetë që kontrata është arbitrazh sot për shkak sepse është prishur në mënyrë të njëanshme nga ministry Damian Gjiknuri dhe ish drejtori i ujësjellës kanalizimeve për të prishur kontratat me kompanitë japoneze për t’i lidhur me Klodian Zoton. Dhe kjo ishte një nga arsyet e prishjes së kontratës së qeverisë japoneze për ujësjellësin e Tiraës dhe sot janë në arbitrazh dhe qeveria shqiptare kërkon që të gjejë një negociim për të vazhduar me projektin.

Për të vazhduar më pas me aktet normative të çmimit të naftës apo dhe të blerjes së energjisë në det. Më behet qejfi që kemi një qeveri parashikues siç është kryeministri ynë që një vit më para ka parashikuar për të blerë enegji në det. Por sa do të jetë dëmi për turizmin e Vlorës kjo është një tjetër gjë që duhet të na japë shpjegim edhe ministria e Mjedisit, nëse do të ketë ndotje të ekosistemit dhe natyrës së bregdetit të Vlorës.

Megjithatë është ajo që tha dhe zoti Shehi që para se të bëni veprime të tilla do të ishte shumë më mirë qoftë edhe jashtë kamerave, do të ishte mirë një bashkëpunim për të hartuar dhe për të kalkuluar cilat janë pasojat për ekonominë shqiptare.

I rikthehemi tashmë çështjes së aktit normative për çmimet. Ky është bordi i tretë apo i katërt nuk e di sa borde kemi. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë unë kam kërkuar që përpara së të bënim deklaratat dënuese ndaj luftës, ku të gjithë tregonim muskujt sesa të fortë ishim dhe sesa frikë i ngjallnim Rusisë. Do të ishtë më mirë të mblidhnim Komisionin e Emergjencave dhe të bënim një inventar të situatës ushqimore që kishte Shqipëria. Vazhdoj ta theksoj që mbi 90% e mallrave ushqimorë importohen nga Serbia dhe nga Rusia. Pavarësisht se sot presidenti Vuçiç për shkak të dashurisë së madhe që ka me kryeministrin nuk e ka problem dhe thotë që nuk do të ndalojmë eksportin drejt Shqipërisë. Por që ajo që unë theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është që vëmendja e Ministrisë së Bujqësisë ndaj fermerit shqiptar duhet të rikthehet në mënyrë që gruri, misri, domatja, speci apo edhe agro përpunimin t’i rikthejmë në gjendjen që kanë qenë para disa vieteve. T’i kërkosh hesasp për një gjë të tillë Ministrisë së Bujqësisë është pak e vështirë sepse projekte me miliona euro kanë qenë për të ndihmuar fermerët tanë kanë vajtur në xhepat e Klodian Zotos për të ndërtuar sera sec punë kanë landfillet me sera por dhe kjo mund të ketë shërbyer për të pastruar ujërat nëntokësore. Pra, kudo që ta rrotullojmë qeverinë tonë nga kryeministri dhe deri tek drejtoritë apo dhe tek rojet e dyerve do të shikojmë se çdo gjë lidhet me inceneratorët. Përveç inceneratorëve për të vazhduar më pas tek ujësjellësi i famshëm që edhe kjo kredi prej 100 e sa milionë eurosh ku 80 milionë do të merrën nga Bay pastaj dhe ja 64 të tjera do t’i paguajë Bashkia e Tiranës me çfarë parash do të paguajmë të gjitha këto. Bordi për rritjen e çmimeve, çfarë do të jetë ky bord? Sigurisht që eksperiencat e tjera në vendet europiane, qoftë edhe në Amerikanë kanë dështuar. Kanë dështuar sepse mallrat të cilat çmimet e të cilave kontrollohen nga bordet qeveritare kanë munguar në treg dhe kanë detyruar që qytetarët janë drejtuar drejt blerjes së asortimenteve që janë me çmime shumë më të larta. Është dhe ajo që tha zoti Shehi pak më përpara, formalizimi i ekonomisë do të ishte gjëja me e rëndësishmë që do të bënim. Gjë që nuk ka dashamirësi sepse zyrat e taksave, sistemi i taksave shqiptare nuk shërben për të formalizuar ekonominë shqiptare por shërben si kamzhik për të presionuar dhe për të intimiduar çdo kundërshtar të qeverisë. Mjafton të shikosh sesi taksidarët, ne kemi ja 17 polici të cilat i shkojnë bizneseve. Një herë është energjetika, një herë është AKU-ja, pastaj është bashkia, pastaj Policia e Shtetit, pastaj vjen higjena, pastaj vjen mjedisi, pastaj vjen ajri, pastaj vjen sateliti, pastaj vjen çdo gjë. Pra janë polici pa fund dhe kemi një administratë jo vetëm të tejfryrë dhe rrogat e administratës përfundojnë rroga lëmoshe dhe i çojmë drejt korrupsionit. Sigurisht që ne kemi shumë problematika dhe unë që është shumë kollaj për të evidentuar problematikat por mendoj që ka ardhur koha që të jemi më të qartë dhe të paktën më të sinqertë jo vetëm me qytetarët por dhe me veten tonë. Jam e bindur që kolegët deputetë por jo vetëm kolegët deputetë por dhe një pjesë e administratë publike e dinë shumë që kjo është një fasadë.

Do të dëgjonim edhe këto skema të funksionimit të fasadës siç është edhe zgjedhja e presidentit. Do të ishte shumë më e ndershme të dashur kolegë të mazhorancës nuk është turp ta votoni presidentin me 71 vota është më e ndershme sesa të përdoni me neveri kolegët e opozitës.