Kryemadhi: Komisioni hetimor nisi seancën me Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako

223
Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?

2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.
Sigal